Vritet nga djali i tyre në gjumë bashkë me gruan lojtari i futbollit amerikan (FOTO)

0
181

Ish-lojtari i futbollit amerikan Antonio Armstrong dhe bashkëshortja e tij janë vrarë në gjumë nga djali i tyre 16-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Houston (Texas), në mesnatën mes të shtunës dhe të dielës. Mediat amerikane bëjnë të ditur se 16-vjeçari ka njoftuar vetë autoritetet për kryerjen e krimit dhe e ka pritur policinë në shtëpi. Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet që e shtynë të riun të vriste prindërit me pistoletë. Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit, djali tjetër 20-vjeçar dhe vajza 12 vjeçe. Antonio Armstrong ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të futbollit amerikan gjatë kohës që studionte në universitet, kur luante për Texas A&M. Në vitet ’90 ai luajti me San Francisco 49ers dhe më pas me Miami Dolphins dhe St. Louis Rams. Pasi u tërhoq nga futbolli kishte hapur një palestër shumë të frekuentuar. “Familja e Antonio Armstrong ishte e përkryer. Nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur në kokën e atij djaloshi”-është shprehur një fqinj i familjes.

 

antonio-armstrong-wife-killed-by-16-year-old-son_s4mbfm antonio-armstrong Antonio-Armstrong-645x356 Antonio-Armstrong-son-AJ-Antonio-Jr-pic

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here