Kush eshte personi i pari që përfundon lojën! Pokemon Go.

0
176

E gjithë bota ka filluar të luajë Pokemon Go gjatë javëve të fundit, ndërsa Nick Johnson ka përfunduar. Jo se është mërzitur, por se tashmë ai i ka kapur të gjithë mostrat virtuale të lindura në fund të viteve ’90 nga fantazia e Satoshi Tajiri.

28 vjeçari nga Brooklyn i SHBA-së është zyrtarisht i pari lojtar i pasionuar që ka kompletuar lojën duke arritur të koleksionojë 142 Pokemon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arritja e tij natyrisht kërkoi angazhim , përkushtim dhe pse jo edhe disa pagesa financiare pasi për të kapur një Pokemon të rrallë atij iu desh të merrte një makinë me qira për ta ndjekur.

Si përfundim  Nick ka bërë plot 200 km rrugë për të kapur të gjithë Pokemonët, brenda kufijve të Neë Yorku-t, mes Manhatan dhe Brooklyn.

Ai punon në një kompani software-sh dhe është shprehur për mediat amerikane se përveç pasionit për Pokemon Go, ai u angazhua në përfundimin e saj edhe për arsye profesionale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here