Temperarura të larta në ditët e ardhshme

0
188

Këtë fundjavë pritet që termometri të shënojë një vlerë deri në 38 gradë celcius.

Sipas specilistëve në Institutin e Gjeoshkencave edhe në tre ditët e para të javës që vjen tempertaurat do të jenë në këto vlera ndërkohë që në zonat malore dhe ato urbnane pranë tyre nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shkurtra.

Ekspertët e institutit bëjnë me dije se për shkak të temperaturave të larta të cilat do të mbizotërojnë në të gjithë vendin nuk përjashtihet rreziku nga zjarret. Ata konfirmojne se mundësia më e lartë për zjarre është në zonat e Lushnjës, Fierit, Sarandës dhe Delvinës.

Specialistë të Institutit të Gjeoshkencave u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg këtyre zonave pasi rreziku i përhapjes së zjarreve është mjaft i lartë.

I gjithë muaji gusht pritet të jetë me temperatura të larta, me disa reshje në zonat malora që nuk arrijnë t’i ulin temperaturat. Pra të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet e tyre në pjesën e parë apo edhe të dytë të muajit gusht mund të rrinë të qetë pasi moti u premton diell.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here