Çifti lufton homofobinë me shpërndarjen e fotove duke u puthur çdo ditë (Foto +16)

0
187

Një çift i dashuruar homoseksual është duke i përdorur rrjetet sociale për të luftuar homofobinë në mënyrën më të lumtur të mundshme – duke kërkuar që t’i normalizojë marrëdhëniet e homoseksualëve me shpërndarje të fotografive ditore në të cilat ata shfaqen duke u puthur.

Duke përdorur hastagun #DyBurraDukeUPuthur, Denis Farr poston një fotografi në ditë në të cilën shihet duke u puthur me partnerin Pete Eusch, si dhe shpjegon se qëllimi i tij është të normalizojë dashurinë e gjinisë së njëjtë, shkruan Metro.

Denis filloi fushatën e tij pas sulmeve në Orlando, ku u vranë 49 persona në një ngjarje të komunitetit LBGT.

Ai ka thënë: “Ndjeva sikur desha ta bëj një koment për atë se si kjo është mjaft e rrallë për të qenë në gjendje të krijosh një reagim të fortë, prandaj unë do të përgjigjesha duke i vërshuar [rrjetet sociale] me shumë fotografi. Nëse postimi i këtyre fotografive do t’i normalizojë marrëdhëniet e homoseksualeve dhe të dashurinë e gjinisë së njëjtë, atëherë do të vazhdoj ta bëj këtë.”

Synimi i tij është arritja e publikimit të 365 fotografive duke u puthur në mënyrë  që të luftojë homofobinë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here