PD denoncon me fakte, publikon videon: Ja si po mbulohet vendi me drogë, si shkon 30% e fitimit te Saimir Tahiri

0
202
Partia Demokratike ka denoncuar me fakte qindra parcela të mbjella me kanabis sativa në zonën e luginës së Lumit të Vlorës. Me anë të një deklarate sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji tha: “Shihni këto pamje të siguruara nga Partia Demokratike dje. Shihni se si lugina e Lumit të Vlorës, është shndërruar në Luginën e Kanabisit”.
“Kjo është dëshmia e mbulimit të vendit me drogë, e rritjes së përditshme të këtij biznesi kriminal, që drejtohet nga Saimir Tahiri.
30 përqind e fitimit të cdo bime të mbjellë, ndahet mes shefave të policisë dhe Tahirit. Ky është pazari që garanton mbjelljen, rritjen, korrjen dhe transportin e drogës.
Pamjet janë filmuar pikërisht në zonën e Lumit të Vlorës, aty ku Habilajt e Tahirit kanë kontroll absolut mbi territorin.
Parcela pa fund që lulëzojnë, që sjellin qindra milionë euro për bandat e trafikantët, për njerëzit e afërt të Tahirit, i cili, përvec shumë garancive të tjera, u dha Habilajve edhe makinën e tij private, taksinë e drogës AA003GB, për tu siguruar paprekshmëri e semafor jeshil për lëvizjet e tyre.
Kjo pra është dëshmia e gjallë e krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim. Partia Demokratike do të vendosë rendin e sigurinë në vend, do të shtypë trafikun e trafikantët e drogës, do të ç’rrënjosë lidhjet e politikës me krimin”, – tha Salianji në konferencën e tij për median.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here