Rreziqet e një lindjeje natyrale

0
123

Kur bëhet fjalë për ardhjen në jetë të një fëmije, pjesa më e madhe e nënave zgjedhin lindjen natyrale, si opsionin më të mirë për to dhe fëmijët e tyre.

Por, një shkrim i publikuar së fundmi në rubrikën e shëndetit në Daliy Mail, liston rreziqet që mbart lindja natyrale, krahasuar me prerjen cezariane.

Studiuesit britanikë këmbëngulin që femrat duhet të dinë çdo rrezik të mundshëm, në mënyrë që procesi i lindjes të jetë sa më i thjeshtë dhe fëmija të vijë në jetë i shëndetshëm.

Së pari, ata theksojnë dëmtimet që mund të pësojë fëmija, duke marrë shkasë nga një rast i afërt që ka ndodhur në Britani.

Gjatë lindjes natyrale, supi i fëmijës ishte kapur në një pozicion të keq, duke vështirësuar kështu procesin, ndërsa fëmija ksihte rrezikuar seriozisht, për shkak të problemeve me frymëmarrjen, gjë që mund të ishte shmangur, nëse do të ishte kryer lindja me operacion.

Nënat gjithashtu përjetojnë marrje mendsh dhe hemoragji në disa raste.

Ka edhe situata të tilla kur gjatë lindjes, kur nëna ka shumë vështirësi për të lindur dhe mjekët duhet të ndërhyjnë me mjete që mund të përdoren në kirurgji,  gjë që do t’i shkaktonte shumë dhimbje nënës, por mund të lënë edhe pasoja afatgjata, si dëmtimi i legenit.

Mjekët theksojnë gjithashtu faktin se nënat që lindin me operacion, e kanë shumë të lehtë të kalojnë depresionin pasi kanë sjellë në jetë fëmijën, sesa ato që lindin në mënyrë natyrale.

Një tjetër rrezik që studiuesit thonë se duhet marrë parasysh është fakti se komplikacionet që mund të ndodhin gjatë lindjes, mund ta lënë nënën me traumë dhe ajo të vendosë të mos bëjë më fëmijë të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here