Rrëfimi tronditës për Spitalin Amerikan: Ai kishte vdekur por e mbanin në sallë për të paguar më shumë para(Foto Sms)

0
131

Një rrëfim tronditës dhe i pazakontë që tregon një anë makabre të atyre institucioneve që supozohet se duhet të shpëtojnë jetë njerëzish.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e Spitalit Amerikan në Tiranë, ku 4 persona humbën jetën, histori edhe më e frikshme dhe e tmerrshme është zbuluar sëfundmi.

Bëhet fjalë për një vajzë, e cila tregon se një i afërmi i saj ndërroi jetë në këtë spital në rrethana shumë të dyshimta. Vajza tregon se ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, kohë kur Sami Brahja ka ardhur nga Greqia në Tiranë për të  bërë një ndërhyrje kirurgjikale në zemër (vendosjen e një unaze). Ai zgjodhi Spitalin Amerikan, ku pasi bëri të gjitha analizat e nevojshme për të tilla raste, bisedoi me mjekët edhe për datën e operacionit.

“E futën në sallë dhe familjaret rrinin duke pritur në ankth për rezultatin e operacionit. Pas shumë orësh heshtje del te dera e sallës një infermiere dhe i njofton se operacioni doli mirë por i afërmi i tyre është në gjendje kome sepse operacioni ishte i vështirë”, – shkruan raportuesja ne denoncimin e saj.

Ajo tregon më tej se orët iknin njëra pas tjetrës dhe ankthi shtohej për gjendjen e Samiut. Vetëm një infermiere hynte e dilte herë pas here nga salla ku mbahej i sëmuri dhe thoshte se gjendja e tij ishte kritike por e stabilizuar, ndërsa familjarët dhe të afërmit nuk i linin që të hynin brenda e të shikonin gjendjen e të sëmurit.

Raportuesja tregon se pas tre ditësh lufte me ankthin për gjendjen e pacientit mjeku u tha familjarëve se Samiu kishte pësuar hemorragji cerebrale dhe se për këtë duhej bërë në mënyrë urgjente një ndërhyrje tjetër kirurgjikale.

“Perveç firmës së familjarëve, si garanci duhej të paguanin dhe një detyrim tjetër prej 6000€ (ndërkohë që familjarët kishin paguar 200€ koronare+2000€ operacioni i unazës në zemër dhe 40€ çdo ditë qëndrimi në hotelin me pesë yje të spitalit amerikan të cilin familjarët e paguanin çdo ditë në sportelin në hyrje)”, – tregon mesazhdërguesja.

Ajo vijon rrëfimin me pjesën tronditëse dhe denoncuese ndaj spitalit, ndërsa tregon se si familjarët mësuan që Sami Brahja kishte ndërruar jetë dhe stafi i Spitalit Amerikan e mbante prej ditësh trupin e tij vetëm e vetëm për të rrjepur paratë nga familjarët.

“Në bisedime e sipër nga salla del një infermiere dhe pa dashur lë derën e sallës pa e mbyllur deri në fund dhe një nip i Samiut përfiton nga rasti dhe hyn brenda por kur afrohet pranë dajës së tij shokohet, daja i shtrirë në një barrelë përveç se ishte pa frymë e zë, ishte dhe i ftohtë akull, pra kishte ndërruar jetë e s’dihet se kur”.

Familjarët kanë mësuar më vonë nga burime të brendshme kundrejt disa lekëve se i afërmi i tyre kishte ndërruar jetë gjatë operacionit për vendosjen e unazës. Vetë vajza thotë se familjarët e personit që kishte ndërruar jetë prej disa ditësh vijonin të paguanin paratë për qëndrimin e tij në Spitalin Amerikan si dhe duhej të nisnin të gjenin rreth 6 mijë euro të tjera për të paguar një operacion të supozuar, i cili nuk do t’i bëhej kurrë Samiut, pasi ai tashmë kishte vdekur.

Pas debateve të shumta familjarët i janë drejtuar instancave shtetërore dhe janë munduar ta bëjnë ngjarjen mediatike, por nuk ia kanë dalë dot të fitojnë të drejtën e tyre, sepse siç shprehet vajza ky spital i ka kapur të tërë nga koka. Ajo ka marrë shkas nga skandali i fundit i ndodhur në Spitalin Amerikan për të treguar historinë e dhimbshme të përjetuar në kurrizin e saj.//boldnews.al

mesazhe-JOQ-1 Mesazhe-JOQ-2 Mesazhe-JOQ-3 Mesazhe-JOQ-4

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here