Tragjedia “Otranto”, flasin familjarët: Kërkojmë drejtësi, nuk do ndalemi

0
276

Familjarët e të mbyturve në tragjedinë e Otrantos janë mbledhur në Vlorë për të përkujtuar tragjedinë që u mori jetën 105 personave, një pjesë e të cilëve ishin gra dhe fëmijë të mitur.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 mars 1997 ku anija ‘Katër i Radës’ me të cilën udhëtonin 115 persona u përplas nga anija ushtarake italiane Sibilla duke u mbytur.

Familjarët kanë kërkuar drejtësi për të afërmit e tyre duke thënë se nuk do ndalen derisa ta gjejnë atë. Për tragjedinë janë zhvilluar shumë seanca gjyqësore dhe ka pasyr vetëm dy dënime simbolike të drejtuesve të anijeve respektive.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here