Rusia jashtë Rio 2016, Putin: Ky është diskriminim, do reagojmë si shtet

0
137

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se dënimi që iu dha skuadrës së atletikës ruse para Rio 2016 ishte “diskriminim” dhe se shteti “do të reagonte”.

 

Putin po fliste para atletëve në Kremlin, në ceremoninë e nisjes së delegacionit zyrtar drejt Rios, për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike. Në sallë, në këtë ceremoni, ishin të pranishëm edhe shumë atletë të cilëve nuk u lejohet të marrin pjesë në aktivitet.

“Ata që nuk u lejuan të marrin pjesë janë viktima të standardeve të dyfishta”, ishte mesazhi i Putin para sportistëve, duke shtuar se kjo ishte një fushatë e mirëfilltë kundër zhvillimit të sportit rus.

 

Mes atletëve që morën pjesë në ceremoni, por që nuk do të jenë në Rio, ishin edhe Jelena Isinbajeva dhe Sergei Shubenkov, medalistë të edicioneve të kaluara që Lojërat Olimpike këtë radhë do të jenë të detyruar t’i ndjekin nga televizori.

“Kolegët tuaj nga shtetet e tjera do ta kuptojnë që vlera e medaljeve të tyre do të jetë e ndryshme. Fitorja do të ketë një shije tjetër, ose më saktësisht, nuk do të ketë shije”, ishin fjalët e presidentit rus.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here