Rrënjët e skandalit të Koncesionit të Hemodializës, për të cilën askush nuk flet!

0
111

Ja edhe kush ishte kompania që “fitoi tenderin” prej 86 milion eurosh për hemodializën e shqiptarëve të varfër dhe që i detyron ata, simbas denoncimeve të Eglantina Bardhit dhe pacientëve të intervistuar, të sjellin carcafë nga shtëpia dhe të refuzojnë ushqimin që u jepet gjatë dializës.

Pas investigimit të BIRN që zbuloi se një kompani e panjohur, Evita Sh.p.k, ka fituar një koncesion me vlerë 86 milionë dollarë për shërbimin e hemodializës, Transparenca.al thotë se kjo kompani ka qenë në konsorciumin me American Hospital sh.a, duke hedhur poshtë njoftimin e mëparshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.
Autor: Gjergj Erebara | BIRN | Tiranë

beqaj dhe manatirliu

Ministri i Shëndetesisë Ilir Beqaj dhe Drejtoresha e QSUT Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite në shërbimin e Hemodinamikës në QSUT, ku është përuruar një pajisje e re e angiografisë që monitoron enët e gjakut që furnizojnë zemrën.

Transparenca.al, portali i përgënjeshtrimit të lajmeve të qeverisë shqiptare, deklaroi sot se EVITA sh.p.k, një kompani pa eksperiencë që fitoi tre ditë më parë koncesionin për shërbimin e hemodializës për dhjetë vitet e ardhshme me një kontratë me vlerë 86 milionë dollarë, nuk është fituesja e vetme e këtij tenderi.

“Sqarojmë, se ndryshe nga ç’ka BIRN pretendon, fituesi i garës së koncesionit për ofrimin e shërbimit të hemodializës është bashkimi i dy operatorëve ekonomik “Evita” Sh.p.k. dhe “American Hospital” Sh.a”, thuhet në njoftimin e Transparenca.al.

BIRN zbuloi më 22 tetor se Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë një koncesion 10-vjeçar shumë-milionësh një kompanie pak të njohur dhe pa eksperiencë, pronarja e së cilës ka lidhje farefisnore me administratorin e Spitalit Amerikan por jeton me të ardhura e një bar kafeje në Berat. (Kliko këtu për të lexuar investigimin)

I kontaktuar nga BIRN, administratori i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu nuk u përgjigj nëse kompania që ai përfaqëson ka lidhje me kompaninë “Evita shpk”, fituese e koncesionit të hemodializës. Ai refuzoi gjithashtu të jepte shpjegime nëse kishte lidhje familjare me Majlinda Fetiun, pronaren e vetme të “Evita shpk”.

“Lidhur me pretendimin se kompania “Evita” nuk zotëron eksperiencë për ofrimin e shërbimit të hemodializës, ritheksojmë faktin se ky shërbim i është dhënë një bashkimi operatorësh, ku në një krah qëndron “American Hospital” Sh.a me një eksperiencë disavjeçare në Shqipëri për ofrimin e shërbimit të hemodializës,” thotë Transparenca.al.

Deklarata e Transparenca.al është shumë e ndryshme nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për rezultatin e tenderit, ku shkruhet se fituesi është Evita sh.p.k. Kjo kompani nuk ka marrëdhënie ligjore me Spitalin Amerikan dhe nuk është e qartë se si eksperienca e një kompanie vlerësohet te oferta e një kompanie tjetër. (kliko këtu për të lexuar dokumentin për shpalljen e fituesit)

Thanas Goga, këshilltari i Marrëdhënieve me Publikun të Ministrit së Shëndetësisë Ilir Beqja, tha se fituesi i koncesionit është bashkimi i përkohshëm i operatorëve ekonomikë “Evita” dhe “American Hospital” dhe se dy operatorët e bashkuar kanë zgjedhur që në marrëdhënie me ministrinë e Shëndetësisë të përfaqësohen nga Evita dhe se “në përputhje me përcaktimet në legjislacion” korrespondenca bëhet me Evita. Pyetur nga BIRN se kujt legjislacioni i referohet për këtë, Goga refuzoi të përgjigjet.

American Hospital është një kompani nën pronësi të Balkan Alliance Healthcare B.V, një kompani financiare e regjistruar në Hollandë.

Ndryshe nga njoftimi i parë i Ministrisë së Shëndetësisë, Transparenca.al publikoi edhe rezultatin e vlerësimit të ofertave, të cilën, EVITA e fitoi me një ofertë financiare më të lartë se sa konkurrenti i vet më i afërt, Hygeia. EVITA ka ofruar çmimin 11,203 lekë për seancë ndërsa “Hygea Hospital Tirana” pati ofruar çmimin 10,740 lekë.

Sipas tabelës së pikëve të tenderit, Evita ka marrë 10 pikë në vlerësimin “eksperienca në tre vitet e fundit”, ndërsa Hygeia ka marrë 3.26 pikë, gjë që i dha humbjen e tenderit.

Në një shpjegim kuptimplotë, Transparenca.al thotë: “Sqarojmë se: Kriteri i përcaktuar në këtë tabelë me titull: “Eksperienca në 3 vitet e fundit” është një kriter që matet me numrin mesatar vjetor të pacientëve të ofruar në tre vitet e fundit.”

Evita nuk ka eksperiencë në shërbimin e hemodializës, por Spitali Amerikan ka. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se për shkak të mbingarkesës, spitalet publike kanë transferuar një pjesë të pacientëve dhe të fondeve buxhetore drejt Spitalit Amerikan dhe Hygea Hospital Tirana përgjatë tre viteve.

Gjatë vitit 2014, spitali Hygea ka kryer 28 transaksione me thesarin e shtetit për shkak të kontratave me QSUT në vlerën e 239 milionë lekëve. Spitali Amerikan ka marrë tre herë më shumë fonde, për trajtimin e pacientëve me hemodializë.

Bazuar në sa më lart, Spitali Amerikan ka fituar koncesionin me një ofertë financiare më të lartë, por me pikët e siguruara te eksperienca për shkak se spitalet publike kanë dërguar më shumë njerëz te ky spital përgjatë tri viteve të fundit në krahasim me konkurrentët.360grade.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here