Policia aksion në disa qytete, arrestohen 4 persona për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt

0
133

Policia e shtetit në kuadër të masave të marrë për të arrestuar persona të cilët janë në kërkim ka bërë të mundur prangosjen e 4 personave në Kavajë, Tiranë, Fier dhe Lushnje.

Në njoftimin e policisë thuhet se për veprën falsifikim dokumentesh është prangosur një 34-vjeçar nga Tirana, në Kavajë në prangat e policisë ka përfunduar Ndriçim Koçi pasi i është gjetur knabais sativa, Ermir Rina nga Fieri është arrestuar për veprën penal “Vjedhje” dhe në Lushnje është ndaluar nga uniforma blu të policisë një 19-vjeçar pasi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

1. Më datë 26.07.2016, u kap shtetasi në kërkim Vaid Tarja, 34 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale, parashikuar nga Neni 186 i Kodit Penal.

2. Më datë 26.07.2016, u arrestua shtetasi Ndriçim Koçi, 21 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Fiat”, i’u gjetën dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, tre doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”. Parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

3. Me datë 14.05.2016 u arrestua shtetasi  Ermir Rina, 27 vjeç, banues në  fshatin Mbrostar Ura, Fier. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 14.05.2016, ka caktuar masën e sigurisë  “arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje” e parashikuar nga Neni 134/2 i  Kodit Penal.

4. Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Roixhers Çela, 19 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnje, pasi:

Në afërsi të fshatit Fiershegan, Lushnje, duke drejtuar mjetin motorçikletë tip “LIFAN” pa targë, pa dokumentacion, i pa pajisur me leje drejtimi, ka dalë nga rruga e për pasojë është dëmtuar vetë dhe ndodhet në Spitalin Lushnje nën kujdesin e personelit mjekësor.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat  penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here