Ja pr/ligji i EURALIUS për Vetingun, Xhafaj: Jemi njohur me të që në 4 korrik

0
114

EURALIUS i ka nisur mbrëmë, në orë të vona, komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi ligjin e vetingut të ripunuar, pas ndryshimeve kushtetuese. Pr/ligji u është vënë në dispozicion deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, me qëllim miratimin në seancë të enjten. Ky ligj ka të bëjë me nisjen e punës së prokurorëve që do merren me procesin e vetingut. Burime nga PD bëjnë të ditur se demokratët do të shqyrtojnë sot në detaje projektligjin për vetingun, të paraqitur nga EURALIUS. Vetëm pas shqyrtimit do të ketë një qëndrim nga PD për këtë çështje. Deri tani ende nuk është shqyrtuar projektligji, ndërsa ekspertët pritet të mblidhen gjatë ditës së sotme. Një natë më parë kryetari i komisionit u dërgoi një e-mail deputetëve, ku i njoftoi për një mbledhje të mundshme të komisionit, por pa caktuar një orar të saktë.

XHAFAJ: JENI NJOHUR ME PR/LIGJIN QË NË 4 KORRIK

Kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj tha se PD është njohur me pr/ligjin për vetingun që në datën 4 korrik dhe sipas tij, çdo pretendim se nuk ka kohë të mjaftueshme për tu njohur me ligjin është një gënjeshtër.

“I kam dërguar një njoftim anëtarëve të komisionit, por jo thjesht njoftim për mbledhje por dhe projektin, relacionin dhe shtojcat që shoqërojnë projektin. Ligji për vetingun është një nga 7 ligjet kryesore të paketë që shoqërojnë projektin kushtetues. Eshtë një gënjeshtër nga të gjithë ata që kanë pretenduar se nuk kanë kohë për ta njohur ligjin. Ajo që është dërguar dje janë reflektimet që i janë bërë projektligji bazuar në ndryshimet e fundit kushtetuese. Kanë qenë në dijeni që në datën 4 korrik për përmbajtjen e këtij pr/ligji. Ky projekt ligj është i gatshëm për tu votuar dhe për të kaluar në seancë plenare.”- deklaroi Xhafaj. Xhafaj deklaroi se qëndrimi i opozitës dhe ultimatumet e saj nga studiot televizive për 7 ligjet me ndryshimet kushtetuese që u dekretuan dje nga presidenti Nishani. Xhafaj, në mënyrë të tërthortë la të nënkuptohej se po tenton të prish konsensusin e arritur më 21-22 korrik, kur u miratuan edhe ndryshimet kushtetuese. Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me vendimin e kryetarit të Kuvendit për të pezulluar takimet në SHBA dhe për të ardhur në Shqipëri për shkak të klimës politike, ku sipas tij po tentohet të prishet konsensusi i arritur mes palëve, Xhafaj tha se komentet e PD rendojnë klimën politike. Nga ana tjetër Xhafaj shprehu keqardhje për mosprezencën e anëtarëve të opozitës në Komision. “Nuk e di këtë por më vjen keq që PD i kanë ndërprerë zotit Meta vizitën. Janë shpallur nga Presidenti i Republikës, janë botuar sot në fletoren zyrtare, por çdo fuqi të ligjit duhet të jetë për datën kushtetuese. Duhet të ketë një rregull. Për tu bërë efektive kërkon 15 ditë kohë. Rëndësi ka vullneti për këtë proces. PD dhe komisionerët e saj duhet të kishin ardhur në komision dhe nuk do kishim situata të tilla paradoksale, siç është kjo telenovela që janë mësuar të shohin shqiptarët. 7 ligjet nuk u shkëputën. Ato janë të 7-ta ligjet dhe askush s’do e kishte menduar që koha e shkurtër, bëhet e pamundur që në 28 korrik të miratohen të 7-ta ligjet. Nëse opozita do kishte marrë pjesë në komision do ishte e lehtë, por nuk erdhi. Ligji për ‘Vetingun’ është ligji pararendës për reformën. Duhet të nis procesi i ‘Vettingut’ më pas duhet të nis puna. Që ky proces të filloj ndërkombëtarët do i duhet punë të zgjedhin prokurorët ndërkombëtar. Jam i shqetësuar nga deklarimet publike të PD të cilët e rëndojnë klimën politike, do ishte më mirë që ata ta përforcojnë këtë proces sesa të bëjnë deklarata. Zgjidhja më e mençur është që të ulen në komision për të ecur përpara.” theksoi Xhafaj..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here