Vajza dehet në plazh, djali e tërheq zvarrë, e qëllon me shqelma, ofendon dhe personat që do ndihmonin vajzën

0
151

Skena me të vërtetë të llahtarshme e të tmerrshme vijnë nga qyteti i Durrësit e më saktësisht nga zona e plazhit tek Gjiri i Lalzit. Një vajzë ka rënë pa ndjenja në rërë, në mes të dhjetëra njerëzve që ishin të pranishëm në plazh, ndërsa djali i cili e shoqëronte jo vetëm që nuk e ka ndihmuar, por e ka trajtuar atë si të ishte kafshë, duke e sharë e duke e qëlluar me shqelma.

Pamjet janë të rënda dhe tronditëse. Siç raporton një nga të pranishmet në vendngjarje, vajza ishte dehur dhe nuk po reagonte, ndaj ai nisi ta shante, ta ofendonte, ta tërhiqte zvarrë dhe e hodhi në det, ku edhe e goditi me shqelma.

Qytetarët kanë reaguar ndërsa kanë parë këto pamje të llahtarshme duke i ofruar ndihmë vajzës, për të stabilizuar gjendjen e saj shëndetësore, por djali nuk i ka lejuar. Ai ka nisur të konfliktohet edhe me të pranishmit, duke e sharë e ofenduar edhe një burrë.

“E trajton ashtu sepse ajo nuk ngrihej. Sepse po i shifnin te gjith. Kur ne ju tham ti jepnim un dhe te ulej, ai na tha a po shifni punen tuaj. Ne drek tek lokali i plazhit te Gjiri i Lalzit. Kjo ka ndodh rreth ores 2 te drekes. Nderhun njerez por ai i shante me fjalet me te ndyra. E ke dhe te njera nga videot qe nje djal po mundojej dhe ky ju kthye keq fare, me te shara. Para se ta merrte policia ky u rraf me nje familjar. Arsyja Zoteria i tha : mjaft me kto skena se kam gru e fmij ktu dhe ky tipi i tha : te … Gruan.”, – tregon e pranishmja në vendngjarje.

Ajo bën me dije se pas ofendimit që djali i bëri burrit, mes tyre nisi sherri, ndërsa në vendngjarje mbërriti policia, e cila shoqëroi në komisariat djalin mostër. Tmerr dhe llahtar kanë përjetuar edhe fëmijët e pushuesit e tjerë, të cilët kanë parë shfaqjen e hidhur.

“U rrahen dhe policet i vune prangat ktij mostres. Sken me te tmerrshme skisha par noj her. Filluan fmijet te qanin se u tremben”.

Çfarë u bë me vajzën e dehur, adoleshenten 16-vjeçare? As ne nuk e dimë, por shpresojmë ta ketë marrë veten dhe herën tjetër të mund të kontrollojë sjelljen e saj dhe shoqërinë me të cilën frekuentohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here