Largimi i Maliqit nga PD, Vata: Lefter Lefteri në emër të popullit …

0
219

Largimi i Lefter Maliqit nga lista e kandidatëve të PD-së në Berat dhe bashkimi i tij me kryeministrin Edi Rama ka sjellë jo pak reagime dhe kritika. Një ndër ta është dhe gazetari Arben Vata, i cili e ka cilësuar Maliqin si një qenie pa shtyllë kurrizore.

Me anë të një postimi në Facebook, Vata ka ironizuar këtë lëvizje të Maliqit duke sjellë ndërmend një film të realizuar në periudhën komuniste.

‘Lefter Lefteri, në emër të popullit…

Imagjinoni një skenë të tillë në bregdetin e Durrësit: Një person që pasi ka ndërruar dy parti, vendos të rikthehet në bazë, tek socialistët. Ndërsa ky personi është duke medituar duke u kthjelluar nga zhurma e valëve të detit, vjen një i panjohur dhe e prek lehtë në shpatull. “Lefter Lefteri, në emër të popullit…..do të jesh prapë komunist”. Për të qeshur dhe për të qarë me këtë soj politikanësh. Flë si demokrat, ëndërron si LSI – st, gdhihet i dyzuar dhe kthjellohet për origjinën që ka, kur kupton se nuk mund të jetë sërish deputet. SA turp për këtë racë pa shtyllë kurrizore!’, shkruan Vata në Facebook

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here