Trafiku i Klandestinëve/ Po kalonin 19 afganë në Mal të Zi, arrestohet një i ri dhe shpallet një tjetër në kërkim

0
132

Ish-kryeministri denoncon trafikun e klandestinëve. Miqtë e Haki Çakos trafikojnë klandestinë në Mal të Zi kundrejt pagesës 1 mijë dollarë personi

Besar Bajraktaraj

Një shtetas ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës gjatë ditës së djeshme pasi dyshohen se janë përfshirë në trafik klandestinësh. Blutë e Shkodrës arrestuan shtetasin Kushtrim Brahaj, 26 vjeç, banues në Kamëz, dhe shpallen në kërkim shtetasin R.M., ku për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i tij i plotë. Arrestimi i shtetasit Brahaj dhe shpallja në kërkim e shtetasit me inicialet R.M u bë i mundur pas finalizimit të operacionit “Stop”. Policia e Shkodrës po i hetonte prej një javë, ku gjithashtu u gjetën dhe 19 shtetas nga Afganistani, të cilët po tentonin të kalonin në Mal të Zi. Afganët do të ndihmoheshin nga dy shtetasit nga Tirana, tashmë njëri i arrestuar dhe tjetri i shpallur në kërkim.
Shtetasit Afganë u gjetën në një pjesë të pyllëzuar të malit të quajtur “Kolaj”, në afërsi të urës “Gjolulit. Sipas burimeve policore të Shkodrës, shtetasve afganë iu është dhënë ndihma mjekësore, psikologjike dhe ushqimore dhe po zbatohen të gjitha procedurat ligjore përmes Zyrës Emigracionit pranë Drejtorisë së Kufirit në Shkodër për riatdhesimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale, “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

Policia e Shkodrës sqaron ngjarjen

Lidhur me arrestimin e një shtetasi nga Tirana dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi tjetër, po nga Tirana, policia e Shkodrës ka dhënë sqarimet në një deklaratë për shtyp. Policia deklaroi se Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të hetimit, dokumentimi ligjor të veprës penale të “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stop”. Policia deklaroi që: “si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale një-javore u bë i mundur arrestimin në flagrancë i një shtetasi si dhe shpallja në kërkim i një tjetri, konkretisht: Kushtrim Brahaj, 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit: R.M (ku për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i plotë i tij)”.

Gjithashtu policia lokale e Shkodrës sqaroi se nga hetimet e kryera ka rezultuar se më datë 23.07.2016 në një pjesë të pyllëzuar të malit të quajtur <Kolaj>, në afërsi të urës <Gjolulit> në Shkodër u gjetën të fshehur 19 shtetas Afganë, të cilët përmes ndihmës nga 2 shtetasit e lartpërmendur nga Tirana në drejtim të Shkodrës po përgatiteshin për të kaluar kufirin në drejtim të Malit të Zi.

“Nga shërbimet policore te DVP Shkodër, shtetasve Afganë ju është dhënë ndihmë mjekësore, psikologjike dhe ushqimore dhe po zbatohen të gjitha procedurat ligjore përmes Zyrës Emigracionit pranë DRKM – Shkodër për riatdhesimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprën penale, “Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298 dhe 25 i Kodit Penal”, pohoi policia në vijim të deklaratës lidhur me ngjarjen.

Sali Berisha

Miqtë e Haki Çakos trafikojnë klandestinë në Mal të Zi kundrejt pagesës 1 mijë dollarë personi

Pas arrestimit të shtetasve afganë ka reaguar nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai publikoi një denoncim ku deklaroi se i ka ardhur nga qytetari dixhital.

Në mesazhin e dërguar ish-kryeministrit denoncohet se miq të ngushtë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, kanë ngritur një rrjet që organizon trafikun e qenieve njerëzore në pikat e kalimit të kufirit me Malin e Zi. Në denoncimin e dërguar Berishë thuhet se trafiku i kandestinëve bëhet në bashkëpunim me trafikantët duke marrë nga 1 mijë dollarë për klandestin.

Statusi i plotë ish-kryeministrit Berisha në Facebook:

Oficeri dixhital denoncon:

Rrjetin e çunave të krimit që organizon dhe realizon kundrejt pagesës trafikun e qenieve njerëzore në pikat e kalimit të kufirit me Malin e Zi! sb

“I nderuar doktor…në Malësinë e Madhe në drejtim të pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe në pikën kufitare të Muriqanit, ish-drejtori i policisë së qarkut Shkodër z.Lorenc Panganika, mik i ngushtë i drejtorit të përgjithshëm z.Haki Cako në bashkëpunim me drejtorin e kufirit të Shkodreë  z.Qerim Alia dhe Prek Zyla zv.drejtor i kufirit si dhe Gaz Demrozi shef i komisariatit të Shkodrës me Leonard Ndreken shef i komisariatit të Malësisë së Madhe, të gjithë këta miq dhe të emëruar në detyra nga Lorenc Panganika, kanë organizuar dhe instaluar trafikun e klandestineve në bashkëpunim me trafikantët në drejtim të Malit të Zi si asnjëherë më parë duke marrë nga 1 mijë dollarë për klandestin..të gjitha këto të faktuara nga SH.K.B-ja dhe SHIK-u..

Lorenc Panganika ditën që është transferuar ka qenë në vëzhgim për tu arrestuar nga ne grupet speciale që e mbanim në vëzhgim dhe papritur erdhi urdhri që ai nuk do arrestohej.

Paganika u shkarkua këtë javë.

Me poshtë njoftimi i policisë të enjten mbi lëvizjet e bëra”:

 “Mbi disa lëvizje në dy Drejtori Vendore të Policisë në Qarqe.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Alban Çela transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Dritan Lena deri sot Shef Krimesh në Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë, pasi ka fituar gradën policore Drejtues me vendim të formës së prerë nga Gjykata, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Lorenc Paganika deri sot Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër transferohet dhe emërohet Shef i Departamentit Juridik në Akademinë e Sigurisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here