Në rrjetet socile, së fundmi po qarkullon një foto e Presidentit të SHBA-së Barack Obama ku është duke lexuar një libër për Shqiperinë moderne.
Përgjithësisht është menduar se fotoja në fjalë është shkrepur këto ditë, por e vërteta është se ajo është shkrepur në vitin 2011, gjatë mandatit të parë presidencial të Obamës.
Por ja se çfarë shkruan gazetari Lutfi Dervishi:
Obama duke lexuar liber per Shqiperine moderne?!
Jane mbi 15 miliard foto qe qarkullojne ne internet dhe ndonjehere duket e veshtire per te dalluar foton origjinale nga ajo e montuar. Foto e Presidentit Obama duke lexuar eshte e vitit 2011, gjate mandatit te pare presidencial.
Foto tjeter eshte e sajuar dhe qarkullon si origjinale.
Gazetaret tradicional apo digjital, profesioniste apo amator mund t’i kontrollojne fotot duke perdorur
Ne kete faqe “ngarkon” foton qe do te verifikosh.
Mund te shihet ku(r) eshte perdorur foto per here te pare dhe mund te “ballafaqohen” te dy fotot.
Kerkimet mund te shfaqin fotot sipas dates se publikimit, madhesise, shpeshtesise se perdorimit etj.
Nuk merr me shume se 1 minute kohe.
Ne kete menyre kursejme veten dhe te tjeret nga sajesat digjitale