Dua Lipa: Shihemi në 10 gusht Tiranë…

0
140

Ishte përfolur se do të ishte në Tiranë, megjithëse asgjë zyrtare. Lajme të mira për të gjithë ndjekësit dhe dashamirësit e Dua Lipës! Në 10 gusht artistja me origjinë shqiptare do të jetë në Tiranë. Lajmin sapo e ka konfirmuar vetë këngëtarja me një postim në rrjetet sociale.

“Jam shumë e lumtur të anonçoj një datë tjetër koncerti, ndërkohë që do të jem në vendlindje Prishtinë/Kosovë do të ndaloj edhe në Tiranë/Shqipëri në datë 10. Unë jam gati. Shpresoj edhe ju. Shihemi së shpejti Tiranë”, ka shkruar Dua në Instagram.

Ajo do të përformojë në datën 9 gusht në Kosovë, ndërkohë që në datën 10 do të performojë në Sheshin Nënë Tereza.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here