Lezhë/ Arrestohet 49-vjeçari me nofkën Tony Montana, akuzohet për shfrytëzim prostitucioni

0
136

Një 49-vjeçar u arrestua nga policia e Lezhës i akuzuar për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtje e ambienteve për prostitucion”, “Heqje e paligjshme e lirisë së personit” dhe “Shkaktim i vetëvrasjes”. Bëhet fjalë për Filip Shtjefnin i njohur me nofkën Tony Montana. 49-vjeçari me banim në fshatin Gramsh të Lezhës dhe Lula Marku, 47 vjeçe,  banuese në Lezhë u arrestuan pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një denoncimi të bërë nga shtetësia E.M. kjo e fundit mbahej me dhunë në lokalin e Shtjefnit ku shfrytëzohej si prostitutë. Ngjarja është zbuluar kur ajo ka tentuar të vrasë veten. Pas kësaj Shtjefni u shpall në kërkim për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Shtjefni dhe bashkëpunëtorja e tij përdornin një lokal në Lezhë si mburojë për shfrytëzim prostitucioni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here