INSTAT: Shqipëria me sasinë me të lartë të mbetjeve të ngurta në rajon

0
155

Shqipëria krahasuar me vendet e rajonit dhe të Evropës lindore ka sasinë më të lartë të mbetjeve urbane.

Sipas raportit të INSTAT, është rritur sasia vjetore e mbetjeve të gjeneruara për banor në shkallë vendi, përkatësisht 396 kg/banor në vitin 2015 krahasuar me 355 kg/banor në vitin 2014

Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT ajo çfarë vihet në dukje është fakti se mbetjet e menaxhuara janë depozituar në landfille dhe vende të tjera të posaçme të miratuara nga organet përkatëse të pushtetit vendor.

Depozitimi i rregullt i mbetjeve ka ardhur në rritje përkatësisht në vitin 2015 u depozituan 68,8 %, në raport me vitin 2014 kur shifra ishte  63,4 %.

Sipas  të dhënave të INSTAT, Shqipëria riciklon 25.3% të mbetjeve totale që prodhon. Sipas raporti përgjatë vitit 2015 ky tregues është rritur në krahasim me vitin 2014 që ishte 21.6%

Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT rezulton se Mbetjet e ngurta urbane të menaxhuara me fonde publike kanë patur trend në rritje ndër vite, shpjeguar kjo ndër të tjera me sjelljen shoqërore të banorëve si refleksion i ndryshimeve në mënyrën e jetesës së tyre. Kështu në vitin 2015 rezulton të jenë menaxhuar rreth 1,4 milion ton mbetje ndërsa në vitin 2014 rreth 1,2 milionë ton.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here