Basha në takim me socialistë në Durrës: Vëllezër dhe motra socialistë, mirënjohje që investimi tek ndryshimi

0
130

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar takimin e radhës në vrazhdën e takimeve elektorale në qytetin e Durrësit, nga ku shprehu dhe mirënjohjen për investimin te ndryshimi, të socialistëve që po përkrahin PD.

Fjala e Lulzim Bashes

Shumica dërrmuese e socialistëve, njësoj ai shqiptarët e tjerë, kanë parë se si Rama është bërë bashkë me oligarkët për të zhvatur pasuritë e vendit.
Mijëra familje kaluan dimrin e sytë në çadër për shkak të babëzisë së një grushti pushtetarësh. Po gënjejnë 110 mijë familje shqiptare dhe pas zgjedhjeve kanë vendosur t’ua prishin shtëpitë.
Skeptikëve u them, shikojeni këtë sallë, janë vëllezërit e motrat tona. Babëzia e Edi Ramës nuk i ka dalluar as të djathtët as të majtët.
Njësoj nuk do të bëjë dallim mes të djathtëve e të majtëve kur të prishë 110 mijë shtëpi shqiptarësh.
Sot na bashkon vetëdija se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç ndryshimit dhe ndryshim do të ketë ditën e diel duke u bashkuar për të botuar numrin 9.
Ky nuk është Durrësi i Dakos dhe bandave, por Durrësi juaj, i durrsakëve, i qytetarëve.
Duke votuar nr. 9 ne do të bëjmë të mundur ta çlirojmë Durrësin nga keqqeverisja 8-vjeçare, nga bandat e Dakos dhe nga betonizimi.
Ndryshim për ju nuk do të thotë largim nga puna por largim të atyre që ju kanë trajtuar si skllevër.
Mos kini frikë sepse më 25 prill mbaron koha e Ramës dhe fillon koha e shqiptarëve.
Për 8 vite nuk kemi patur një qeveri të njerëzve.
Sa bij socialishtësh ka larguar me dështimin e tij për të hapur negociatat me BE!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here