Konferenca e kryetarëve, Meta: I bëj thirrje zotit Xhafa të vijë këtu, boll janë dëmtuar procedurat parlamentare

0
93

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka bërë thirrje Xhafës të jetë i pranishëm në Konferencën e kryetarëve. Menjëherë pas kësaj në Kuvend ka mbërritur Ruçi dhe Xhafa, Shalsi dhe Leskaj.

Meta tha: ” I kam kërkuar Xhafës që të bëjë mbledhjen e komisionit për të reflektuar marrëveshjen e arritur me ndërkombëtarët por për habi kjo mbledhje nuk është bërë duke sjellë këtë situatë. Xhafa dje ka bërë një deklaratë dhe disa insinuata ndaj duhet te vijë këtu me të gjithë ekspertët që patën kohë të dalin publikisht kur i ftova, sepse historia e telefonit të prishur me reformën nuk mund të bëhet. Kam kërkuar transparencë që në fillim dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. Pasi ambasadori amerikan me te drejtë i kërcënoi dy liderët më të mëdhenj të Shqipërisë kam kërkuar takim me të gjitha palët dhe kjo nuk ka ndodhur.

I bëj thirrje zotit Xhafa të vijë këtu sepse boll janë dëmtuar procedurat parlamentare për këto ndryshime kushtetuese”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here