E TRISHTË/ Shënohet viktima e parë e Pokemon Go

0
176

Një adoleshent është vrarë në atë që po cilësohet si vrasja e parë si rezultat i lojës Pokemon Go. Jerson Lopez de Leon, 18­vjeçar, është vrarë derisa po e luante lojën së bashku me kushëririn e tij Daniel Moises Picen, 17­vjeçar. Ende nuk është e qartë se përse janë sulmuar dy kushërinjtë, ka thënë policia, të cilët kanë spekuluar se vrasësit i kanë gjetur dy djemtë duke përdorur aplikacionin që kërkon nga përdoruesit që të shkojnë në zona specifike. Dy djemtë po kërkonin Pokemon në rrugët e Chiquimulas, 120 milje larg Guatemala City. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 20 gëzhoja të plumbave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here