A do ti kërkojë falje Ambasadori Lu, Lulëzim Bashës?

0
157

Manjani e akuzoi Fatmir Xhafën për shpifje, në lidhje me një email, që qënkesh dërguar, simbas fatmir Xhafës, nga ai.

Aty bëhej fjalë vetëm për diskutimin e letrës së z.Hahn, sqaroi Manjani, të cilën pala socialiste nuk kishte vullnet dhe nuk gjente kohë të konsultohej.

Pra nëse ka patur “shtesa”, edhe nëse ka patur manipulime, këto kanë ndodhur vetëm ndërmjet Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në tërë këtë “rrëmujë dhe në këto telefona të prishur”, Lulëzim Basha, i akuzuari i madh i djeshëm, rezulton se është fajsuar, krejtësisht

me pa të drejtë nga ambasadori Lu.

Simbas Ylli Manjanit, Fatmir Xhafa shpif me qëllim dhe ishte ai, që inskenoi, jo pa “urdhër politik”, keqkuptimin e djeshëm

dhe ndoshta ka qenë ai, që ka telefonuar ambasadën e SHBA, duke hedhur fajin dhe përgjegjësinë mbi kryetarin e PD.

Ambasadori Lu, nuk vonoi të “kryqëzonte” publikisht dhe në media, Lulëzim Bashën, pa e verifikuar më parë faktin dhe duke i besuar

verbërisht telefonatës së mbrapshtë.

Xhafa u justifikua se “letra e Hahn”, është sidoqoftë një dokument shtesë që duhej diskutuar.

Por atëhere kush dha urdhër, për tërheqjen e Komisionerëve Socialistë të grupit të Reformës në drejtësi?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here