Në fund të korrikut nis aplikimi/ Kriteret dhe kuotat e pranimit në universitete publike në vend

0
265

Maturantët këtë vit do të aplikojnë nëpërmjet formularit të aplikimit, ku do të kenë të drejtën të regjistrohen në 10 programe studimi

 

Sejrie Baleta

 

 

Të gjithë maturantët që tashmë kanë marrë përgjigjen e rezultateve të provimeve dhe që kanë në dorë diplomën e shkollës së mesme, po presin momenti që do të aplikojnë për në universitet. Aplikimi për të fituar të drejtën e studimit në një prej universiteteve publike apo private pritet të fillojë në fund të këtij muaji. Pas hapjes së portalit “matura shtetërore on line” nga ana e agjencisë kombëtare të provimeve, maturantët do të mund të plotësojnë on line formularin me 10 programe studimi që preferojnë. Ndryshe nga një vit më parë, renditja e degëve nuk ka rëndësi dhe po ashtu në listë duhet të përfshihen edhe universitetet private nëse maturanti dëshiron të jetë pjesë e tyre. Aplikimi do të bëhet në bazë të grafikut të datave që do të përcaktohen për çdo Drejtori Arsimore. Pas aplikimit në mënyrë automatike, sistemi skualifikon maturantët që nuk kanë mesataren 6 apo një mesatare të dytë për degë specifike të miratuara nga vetë universitetet. Më pas Agjencia Kombëtare e Provimeve u përcjell universiteteve numrin dhe gjithë të dhënat e aplikuesve për secilën degë. Në bazë të kuotave të miratuara prej tyre universitetet shpallin fituesit. Ashtu si edhe një vit më parë, plotësimi i formularit të aplikimit ka një tarifë prej 2 mijë lekësh. Maturantët që nuk kanë marrë notë kaluese në provimet e maturës shtetërore, do të testohen në vjeshtë sipas datave që do të caktohen nga Ministria e Arsimit. Ndërkohë për të gjithë maturantët që nuk kanë marrë provimet e detyruara apo me zgjedhje provimi i radhës do të jetë i vjeshtës që do jetë në fund të muajit gusht. Aplikimi për të fituar të drejtën e studimit në një nga programet që ofrohen nga 34 institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat, do të fillojë në fund të muajit korrik. Për herë të parë pjesë e aplikimit veç 12 universitete publike do të bëhen edhe 22 universitet private. Maturantët këtë vit do të aplikojnë nëpërmjet formularit të aplikimit, ku do të kenë të drejtën të regjistrohen në 10 programe studimi.

Universiteti i Tiranës

Kështu, nëse një kandidat do të konkurrojë në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë duhet të ketë aftësi të mira në matematikë, ekonomi, fizikë e gjuhë të huaj. Kjo pasi, këto lëndë do të kenë 50% të peshës së pikëve që do të sigurojë kandidati ndërsa 50% do e zënë nota mesatare e tre viteve. Universiteti i Arteve dhe i Sporteve do të jenë universitetet e vetme që do të kenë konkurse. Kandidatët do të duhet të konkurojnë në bazë të aftësive që kanë, në lidhje me profilet që do të zgjedhin. Universiteti i Tiranës ka përcaktuar 50% mesataren e tre viteve përfshirë edhe notat në provimet e maturës dhe 50% e ka mesatarja e grup-lëndëve, sipas drejtimeve që ka Universiteti i Tiranës, në lidhje me degët që ofron. Ndërkohë që nuk do të ketë konkurs për studentët e rinj. Për universitetin e Mjekësisë, 35% do ta kenë notat e maturës shtetërore, 35% nota mesatare e tre viteve dhe lëndët formuese 30%, përkatësisht 10% kimia, 10% fizika, 10% biologjia, sociologjia 2 % dhe filozofia 2%. Për ciklin e dytë të studimeve, nota mesatare do të jetë 8.5. Për degët si infermieri, mami, fizioterapi, imazheri, logopedi në ciklin e parë të studimeve, nota mesatare është përcaktuar 8. Për universitetin Politeknik, nota mesatare është propozuar nota 6. Ndërsa universitetet e rretheve, ende zyrtarisht nuk kanë bërë me dije kriteret e pranimit

Pranimet të Bujqësori

Kritere  e pranimit tek Universiteti Bujqësorë i Tiranës  në programet e ciklit të parë për vitin akademik 2016-2017 janë dy. Së pari kriteri i notës mesatare të shkollës së mesme.  Mesatarja do të përcaktohet nga mesatarja aritmetike e tri viteve të gjimnazit si dhe koeficientët e përcaktuar sipas shkollave të mesme nga vjen kandidati.  Si kriter me rëndësi është dhe kofiçenti i shkollës së mesme. Këtë vit universitetet kanë formula të ndryshme për të pranuar studentët e rinj në ciklin Bachelor, ndërkohë që kushti i aplikimit në universitet për vitin akademik 2016- 2017, i përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, është nota mesatare mbi 6. Sa u përket propozimeve për kuotat dhe tarifat, ato janë në nivelin e vitit të shkuar, me përjashtim të disa programeve të studimit të cilat kanë ulje me 5-6%, për shkak edhe të kërkesave të pakta në tregun e punës. Ndërkohë dhe koeficientët e shkollave të mesme, sipas programeve të studimit që ofrohen në pesë fakultetet e UBT-së, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit; Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit; Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit; Fakulteti i Shkencave Pyjore si dhe Fakulteti i Mjekësisë Veterinare. Vlera më e lartë e koeficientit me të cilën vlerësohet një profil shkolle është 1, ndërsa më e ulëta është 0.7. Kryesisht gjimnazet me kohë të shkurtuar kanë vlerësimin më të ulët, 0.7, ndërsa vlerësimet e tjera variojnë nga 0,8-0.9. Gjimnazi i përgjithshëm në të gjitha programet e studimit në pesë fakultetet e këtij universiteti ka vlerësim maksimal 1; vetëm në 6 programe studimi vlerësohet me koeficientin 0.95. Në total janë 37 profile shkollash të mesme, të cilat janë vlerësuar me koeficientin përkatës nga Universiteti Bujqësor.

Pranimet te Mjekësia

Mijëra maturantëve për të ndjekur studimet në Universitetin e Mjekësisë dhe Universitetin Politeknik do t’u duhet të bëjnë edhe mbrojtjen e gjuhës së huaj, sipas udhëzimit nr. 52, të Ministrisë së Arsimit. Udhëzimi parashikon se duhet mbrojtja me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht të një prej pesë gjuhëve të huaja kryesore të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht ose spanjisht. Ky udhëzim prek ata maturantë që do të aplikojnë në programet e ciklit të dytë të integruar të studimeve, të cilat janë programe 5-vjeçare. Në këto programe studimi përfshihen Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji tek Universiteti i Mjekësisë si dhe dy programe tek Universiteti Politeknik, Arkitekturë dhe Urbanistikë. Kushti për mbrojtjen e një prej pesë gjuhëve të huaja për të hyrë në universitete, sipas drejtuesve të këtyre universiteteve është absurd, ndaj ata i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit që të zhvillojnë një takim dhe të shikojnë një mundësi se si ta interpretojnë këtë udhëzim, duke mos rënduar mbi maturantët dhe familjet e tyre. Në Universitetin e Mjekësisë kusht për të aplikuar, senati akademik ka përcaktuar notën mesatare të gjimnazit, e cila është 8.5 për programet e studimit, Mjekësi, Farmaci dhe Stomatologji, si dhe 8 për programet e studimit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.

Universiteti i Arteve

Universiteti i Arteve të Tiranës dhe Universiteti i Sporteve të Tiranës kanë përcaktuar kriteret e pranimit për vitin akademik 2016-2017. Ashtu sikurse vitet e kaluara, pranimet në pesë fakultetet e këtyre universiteteve do të jenë nëpërmjet konkursit të pranimit. Pasha e konkursit tek Artet është kryesorja për të fituar një program studimi, pasi përbën 70% të pikëve, ndërsa 30% janë nga mesatarja e shkollës së mesme.

Universiteti i Sporteve  

Këtë vit i ka dhënë më shumë rëndësi konkursit të pranimit, pasi ndryshe nga vitet e tjera, kur 50% të pikëve maturantët i fitonin nga matura dhe 50% nga testi praktik, këtë vit këtij të fundit i kanë dhënë 60% të pikëve, ndërsa 40% kandidatët i fitojnë nga nota mesatare. Datat e konkursit do të shpallen me udhëzim të Ministrisë së Arsimit, ato pritet të jenë javën e fundit të muajit gusht. Pasi në shtator kandidatët fitues do të bëjnë regjistrimin në programet e studimit ku kanë fituar. Konkursi do të zhvillohet në ambientet e këtyre fakulteteve.

Universiteti i Durrësit

“Për miratimin e kritereve të pranimit të studenteve që dot  aplikojnë  për vitin akademik 2016 -2017 në Universitetin ” Aleksandër Moisiu Durrës “. Në  mbështetje të  ligjit te ri, nr. 80/2015, datë 17.09.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë  në Republikën e Shqipërisë”, të Vendimit të  Këshillit të Ministrave nr. 685 datë 25.08.2010 “Për riorganizimin e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës”, të  ligjit nr. 8480, datë 27.05.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të  administratës shtetërore dhe enteve publike”, të Statutit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Senati Akademik ka propozuar:  Mesatarja e përgjithshme e pranimit në u është 6 për shumicën e degëve. Bëjnë përjashtim degët si matematikë fizikë ku mesatarja kërkohet të jetë 7 dhe mesatarja për të aplikuar për gjuhë të huaj si anglisht mesatarja të jetë 6.5.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here