Komunitetet e Fetare të Krishtera kërkojnë miratimin e reformës

0
114

Duket si “deja vu”. Pas intelektualëve që kanë firmosur një letër të Dritëro Agollit në mbështetje të reformës në drejtësi, edhe komunitetet e krishtera fetare në vend kërkojnë që reforma të votohet. Edhe një situatë identike përsa i përket angazhimit të shoqërisë në miratimin e reformës, njësoj si në kohën kur qeveria Berisha i kërkonte opozitës së Ramës që ta votonte tre ligjet që do t’i jepnin Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE.

“Ne Komunitetet e Krishtera të Shqipërisë (Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), jemi duke ndjekur me interes dhe shqetësim rrugëtimin e reformës në drejtësi gjatë gjithë kohës që flitet për të. Në mënyra të ndryshme, kemi thënë fjalën tonë për këtë reformë në përgjithësi apo për aspekte të veçanta të saj. Në këtë moment kaq delikat, kur po afrohet data dhe mundësia për t’i dhënë vendit një reformë në drejtësi, e cila është ndër hallkat më problematike të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare, dhe që prek drejtpërdrejtë jetën dhe cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, i bëjmë thirrje sensit të përgjegjësisë të faktorëve dhe liderëve politikë, që të gjejnë me patjetër një konsensus për këtë reformë ashtu siç edhe faktori ndërkombëtar është duke theksuar. Gjetja e një gjuhe të përbashkët në interes të vendit, jashtë interesit vetjak apo të një grupimi të caktuar politik, është sot misioni juaj i madh”.

Ngjashmëria me dy ngjarjet dallohet edhe tek artikulimi politik. Anëtarë të kabinetit Rama dhe përfaqësues të mazhorancës, si vetë kreu i aleancës Meta, kanë theksuar këto ditë faktin se nëse reforma nuk miratohet, Shqipëria do të humbasë edhe fondet që SHBA ka parashikuar për ngritjen e institucioneve. Në kohën e tre ligjeve për statusin, thuhej se Shqipëria do të humbiste shumë nga financimet e BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here