LAJMI FUNDIT/Basha konferencë të jashtëzakonshme në 14:00

0
162

Kryetari i PD, Lulzim Basha pritet që të zhvillojë një konferencë për mediat në orën 14:00 për të sqaruar pozicionin e partisë që ai drejton në lidhje me votimin që do të zhvillohet nesër në seancën e kuvendit.

Ndërkohë burimet nga PD-në bëjnë të ditur se komisioneri Hahn ka dërguar një letër negociatorëve, ku sipas tyre “i ka dhënë të drejtë PD-së për një prej çështjeve të mbetura pezull”

Po të njëjtat burime konfirmojnë se është arritur një hap pozitiv në negociata dhe pritet që pas pak afrimin drejt konsensusit ta konfirmojë Basha

Mbremjen e djeshme kryeopozitari  Lulzim Basha deklaroi se qëndrimi i grupit parlamentar të kësaj partie është unanim dhe koheziv, duke shtuar se Partia Demokratike është pro miratimit të reformës në drejtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here