Ja çfarë tregon ngjyra e gjuhës për shëndetin tuaj

0
252

Gjuha është pjesa e organizmit tone e cila nxjerr në pah problemet shëndetësore që ne mund të kemi. Sipas mjekësisë kineze, nga gjuha mund të lexohen shumë sëmundje.

Prandaj, ndiqni ngjyrat e saj, cilësinë, trashësinë dhe në kohë zbuloni pikat e dobëta të trupit tuaj. Disa nga problemet shëndetësorë që mund të lexohen nga gjuha janë;

Anemik

Nëse vuani nga mungesa e hekurit kjo do të vërehet edhe në gjuhë, e cila do të jetë shumë e lëmuar dhe e bardhë, sepse gjaku nuk ka oksigjen të mjaftueshëm që ta bën gjuhën të kuqërremtë. Sapo ta shëroni aneminë do të kthehet edhe ngjyra e gjuhës.

Shtresa e bardhë

Shtresa e trashë e bardhë në gjuhë mund të jetë një shenjë e infeksionit bakterial ose ka të bëjë me një sëmundje auto-imune.

E verdhë

Tregon për infeksion bakterial apo fungal në gojë, por edhe refluks (rikthim) nga stomaku, kur acidi i stomakut kthehet në ezofag. Acidi në gojë ndikon që vetëm pjesë të caktuara të gjuhës të zverdhen. Sugjerohet që të bëni një vizitë tek mjeku, për të zbuluar shkaktarin e vërtetë të kësaj.

Shumë e kuqe

Gjuha e kuqe e mbyllur apo e ndezur, gjithashtu e sëmurë, me siguri tregon mungesë të vitaminës B3, të ashtuquajtur niacin. Ndryshime të njëjta mund të shkaktojë anemia, mungesa e acidit folik dhe vitaminës B12. Nëse bëhet fjalë për skuqje të përkohshme, me siguri jeni i ndjeshëm në ndonjë ushqim apo ndoshta në pastën e dhëmbëve. Kontrolloni nëse gjuha juaj reagon dhunshëm në erëza të caktuara dhe ushqime të tharbëta.

Ekstrem e errët

Nëse gjuha është pothuajse e zezë, arsyen për këtë, kërkoni në barnat që i përdorni apo në ushqimet që i konsumoni. Gjegjësisht lythat (bulbat) mbi sipërfaqen e gjuhës përgjegjëse për shijen mund të marrin ngjyrat e ushqimit ose të pijes me ngjyrë. Mbi të gjitha, ju kujtohet se si gjuha errësohet nga vera e kuqe. Nëse ka ngjyrë kafe, me siguri pini shumë kafe apo për shkak të cigareve.

Plagë të dhimbshme

Plagët në gjuhë shumë shpejt shërohen dhe zakonisht nuk janë të rrezikshme, por edhe pse shumë të vogla mund të jenë shumë të dhimbshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here