Kultura e luleve/ Kopshte të varura si në Babiloni, në Tiranë rëndon betoni (Foto)

0
214

13689513_264638027245873_1909291776_n 13689555_264638867245789_134409381_n 13689824_264637873912555_2022687622_n 13695023_264637700579239_831512675_n 13695124_264638943912448_280150415_n 13714327_264638413912501_186511028_n

 

Ajo që të shoqëron kudo nëpër rrugët dhe rrugicat e kryeqytetit janë betoni, pallatet disa katëshe dhe shtëpitë me oborre shumë të vogla

 

Sejrie Baleta

 

 

Gjelbërimi është burim jete. Kultivimi i dhe rritja e bimëve dhe luleve është një kënaqësi më vete për këdo që i pëlqen dhe kujdeset për to. Më parë nëpër lagjet dhe rrugicat e Tiranës komshinjtë konkurronin më e njëri tjetrin se kush ka kopshtin më të bukur me lule, dhe kush ka lulet më të bukura. Eh sot është shumë e vështirë që të gjesh hapësirë për oborre dhe jo më për të kultivuar lule. Qytetarët vendas në Tiranë shprehen se “ I kujtojmë me mall kopshtet përpara shtëpisë të cilët ishin të mbushur me lule dekorative. Sot na merr malli që sheshte kë kemi një hapësirë ku të lozin fëmijët tanë sesa për kopsht dhe lule ambienti është shumë i pakët. Vrulli i ndërtimeve që përfshiu kryeqytetin 20- vitet e fundit ia mori frymën çdo lloj zbukurimi, gjelbërimi dhe jete. Çdo gjë është kthyer në beton dhe në pallate. Askush nuk mendoi për burimin e jetës për bimësinë dhe gjelbërimin” shprehet një qytetarë. E gjendur me lot në sy një zonjë e moshuar në pragun e shtëpisë i kujtonte me mall lulet që aji rriste dhe kultivonte në oborrin e shtëpizë së saj. “ Tani jam e moshuar dhe shumë gjëra nuk më kujtohen. Por kopshtet dhe oborret me lule nëpër shtëpitë dhe rrugicat e Tiranës të mbushnin me jetë. Ajri i freskët dhe aroma e luleve që vinte nëpër rrugicat dhe oborret e shtëpive të shoqëronte pothuajse në çdo cep dhe lagjeve”. Këto janë pra fjalët e nostagjikëve dhe me të drejtë sepse këdo pa dyshim që e merr malli për pak gjelbërim, për më shumë ajër të pastër dhe për një jetesë më të shëndetshme pa zhurmë dhe pa pluhur, pisllëk etj. Kryeqyteti është kthyer në një kantier të madhe betoni me komplekse të larta pallatesh dhe konkurrenca sa vjen dhe bëhet më e madhe se kush ndërton dhe kush hedh beton më shumë. Më para kultura e vendasve ishte të kishin një shtëpi të ulet me dy tre dhoma dhe oborre të mëdha të gjelbëruara dhe të mbushur plot me lule dekorative. Sot lulet dhe gjelbëri nuk janë më pjesë e oborreve në kryeqytet. Lulishtet dhe rrugicat e lagjeve të gjelbëruara sot nuk gjenden më. Ajo që të shoqëron kudo nëpër rrugët dhe rrugicat e kryeqytetit janë betoni, pallatet disa katëshe dhe shtëpitë me oborre shumë të vogla. Rrugicat janë aq të ngushta saqë dhe një makinë e ka shumë të vështirë që të kalojë. Muret rrethuese të  larta të shtëpive të cilët janë të ndërtuar prej betoni nuk gëzojnë asnjë lule të varur apo dhe gjelbërim për të treguar se aty ka ende jetë. “Kopshtet e varura të Babilonisë” në kryeqytet janë kthyer në kopshte dhe mure të cilave u rëndon betoni. Kopshtet e varura të Babilonisë së Lashtë që sigurisht i njihni si një nga 7 mrekullitë e botës, e që janë dokumentuar si të tilla nga shkrimtarët grek dhe romak edhe më tutje po e zgjojnë imagjinatën , duhet të paktën të jenë një shembull i mirë për oborret dhe ballkonet e pallateve në vend. Më shumë se për kulturë duhet të jemi të vetëdijshëm që ajri që në marrin e marrim nga bimët. Duhet të mendojmë për jetën tonë ku çdo ditë dhe më shumë i ikin ditët nga vrasës të cilët vetë njeriu i  shton çdo ditë me veprat dhe me punët të cilat janë vrasëse dhe mbytëse, vetëm e vetëm për të fituar pak para.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here