3 vjet burg për Spiro Kserën, akuzohet për shpërdorim detyre

0
155

Prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vjet burg për Spiro Kserën. Ish -ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Ai u arrestua më 29 janar të këtij viti në Gjirokastër. Prokuroria thotë se ai ka abuzuar me vlerën e rreth 30 milionë lekëve të reja, të cilat janë dhënë për organizimin e disa aktiviteteve, por këta aktivitete nuk janë zhvilluar kurrë. Sipas hetimit, janë paraqitur materiale fiktive që tregojnë se paratë u përdorën për aktivitetet e parashikuara, por në të vërtetë shumat janë shpërndarë mes disa personave brenda ministrisë. Ksera do të përfitojë ulje dënimi me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Prokuroria kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për Artemis Mene, ish -punonjës në drejtuar nga Ksera. Po kaq është masa e kërkuar për Elda Kozajn dhe Elisabeta Dodbiba. Prokuroria ka veçuar dosjen e Alban Krabashit nga ky hetim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here