Pjesë e grushtit ushtarak, arrestohet Gjenerali legjendar nga Kosova

0
172

Mediat turke raportojnë se autoritetet kanë arrestuar Gjeneralin legjendar, Adem Hudutin, si pjesë e grushtit ushtarak ndaj qeverisë turke.

Adem Huduti, i cili ka lindur në Kosovë në vitin 1952, është komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë. BBC shkruan se ai është figura më e lartë ushtarake e arrestuar deri më tani, së bashku me Akin Ozturk, me të njëjtën gradë, por në pension. Gjeneral Adem Huduti, ka lindur në Kosovë në vitin 1952. Më pas emigroi në Turqi. Në vitin 1973 Adem Huduti u diplomua në Akademinë Ushtarake. Ai ka shërbyer në Divizionin III të këmbësoris në kufi me Greqinë, në Brigadën VII të këmbësorisë në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në  Korpusin IX të Ushtrisë Turke. Për shumë vite, ai ka kontribuar në forcat Aleate Tokësore të NATO-s për Europën Jugore në Itali. Në vitin 2014 Huditi u gradua gjeneral-lejtnant dhe u emërua në të ashtuquajturën Ushtria e Dytë, që është formacioni më i madh i këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë. Pas sulmeve të 11 shtatorit kundër kullave binjake në SHBA gjenerali shkoi në Afganistan dhe drejtoi trupat turke në Kabul.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here