Panariti takon Kongresmenin e Karolinës së Veriut, kërkon mbështetje për bujqësinë dhe sektorin e peshkimit

0
212
Ministri Panariti takon Kongresmenin e Karolinës së Veriut,  David Rouzer. David Rouzer është Kyetari i Nënkomitetit për Bujqësinë dhe Blegetorinë në kongresin amerikan.
Pasi bëri një ekspoze të shkurtër mbi gjendjen dhe perspektivat e bujqësisë shqiptare gjatë viteve të fundit, Panariti kërkoi mbështetjen amerikane për sektorin e blegetorisë, në veçanti për sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve, për pajisjen e tyre me një dispozitiv elektronik, i cili vendoset nën lëkurën e kafshëve. Ky dispozitiv përmban të dhënat shëndetësore të kafshës dhe ofron garanci maksimale kundër falsifikimit të këtyre të dhënave.
Panariti nënvizoi nevojën e anijeve të peshkimit për pajisjen me një sistem gjurmues më të sofistikuar, i cili do të jetë inkorporuar në strukturat e anijeve për të ndaluar dëmtimin e tyre. Pajisja me këtë sistem monitorimi për lëvizjen e anijeve të peshkimit, do të parandalojë përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjishme të cilat mund të kërcënojnë  sigurinë kombëtare.
Lidhur me sektorin e peshkimit, ministri Panariti, i bëri të ditur kongresmenit Rouzer, përpjekjet e  Shqipërisë për të hapur eksportet e  midhjeve dhe mundësitë për të eksportuar në SHBA aciuge dhe sardele.
Kongresmeni Rouzer theksoi se, bujqësia është çelësi i një ekonomie të suksesshme. Rouzer e siguroi ministrin Panariti se, SHBA mbështet projektet për t’i ofruar prodhimeve bujqësore vlerë të shtuar.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here