Avokati: Kërkesa e SPAK për ndërprerjen e komunikimit të Berishës është shkelje e Kushtetutës

0
165

Avokati Kujtim Cakrani u shpreh se kërkesa e SPAK për ndërprerjen e komunikimit të Berishës është shkelje e Kushtetutës.

Avokati gjithashtu shpjegoi dy rastet se kur ligjerisht ndodh që Gjykata përcakton arrestin në shtëpi me shërbime policie të dera dhe ndalimin e komunikimit.

“Jam munduar t’i shpjegoj rastet kur Gjykata përcakton arrestin në shtëpi me shërbime policie të dera dhe ndalimin e komunikimit. Kjo është vetëm në dy momente. Është në momentin kur ti je arrest me burg dhe të lehtësohet masa, ose kur je arrest me burg dhe të shuhen afatet e parabrugimit. Dhe nuk ka asnjë alternative tjetër Gjykata, përveç se të të cojë në shtëpi dhe të te ruajë 24 orë dhe të të ndalojë komunikimin me personat jashtë dhe komunikimin telefonik.

Por, mënyra që po ndjek SPAK është e paligjshme. Më gjeni qoftë dhe një jurist të vetëm që të më sjellë një praktikë të vetme këto 33 vjet, që është përdorur e tillë ndaj një qytetari shqiptar. Prandaj, them që gjithë praktika në tërësinë e saj është tërësisht anti-ligjore”, tha Cakrani per Syri tv.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here