Italianët të mahnitur: Shqipëria më mirë se Greqia për pushime

0
134

Një tjetër rast i një turisteje italiane po bën jehonë në rrjet.

Barbara Ciolli shkruan në blogun lettera43.it e mahnitur nga Shqipëria.

Shkrimit të saj i është bërë jehonë në rrjetet sociale edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e vendit tonë.

Më poshtë një pjesë nga ajo çfarë shkruan autorja:

Nga anijet e 25 vjetëve më parë te boomi i pushuesve. Çmime të ulëta dhe cilësi evropiane. Për italianët “këtu është më mirë se në Greqi”. L43 ka udhëtuar në brigjet në jug të Vlorës.

Distanca minimale e Shqipërisë drejt ujërave të Bashkimit Evropian është një copëzë deti ndërmjet Korfuzit dhe vendpushimit turistik shqiptar që mban emrin e lashtë grek që shënon largësinë e tij nga ishulli.

Në pushime me gjyshërit. Kalimi në vajtje me traget është një nostalgji për shqiptarët: një familje që jeton në Itali prej 20 vjetësh po çon fëmijët që të kalojnë pushimet e tyre të para me gjyshërit, një babai i ri e shtrëngon fort fëmijën e vogël që këmbëngul që të kapet te hekurat e anijes.

Ka paqe dhe erë, në detin Jon që shtrihet pranë Epirit: thuajse një kroçerë përreth jahteve dhe disa varkave me vela.

Ato që i kalojnë butësisht dallgët nuk janë më varkat e 25 vjetëve më parë që niseshin nga Vlora drejt Italisë.

Në Korfuz tragetet dhe alsikafi të drejtuara nga dy kompani detare shqiptare mbushen me emigrantë që kthehehn në shtëpi për pushimet e verës dhe me turistë evropianë.

Shumë italianë dhe austriakë. Janë gjithnjë e më shumë, nga Italia dhe nga Evropa e Veriut: një grup motoristësh austriakë ka hipur motorët mbi anije dhe shumë italianë zgjaten që të shohin ujin e kaltër të Ksamilit.

Përpara disa vitesh edhe Hillary Clinton me të bijën Chelsea dhe burrin e saj zbarkuan në Butrint, në gjirin e mbetjeve arkeologjike të ksamilit e rrethuar nga një rezervë natyrore. Kaq, sa për të patur një ide për Shqipërinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here