80 % e makinave në Shqipëri rrezikojnë të mos e kalojnë testin e kolaudimit

0
148

Rreth 80 % e makinave që qarkullojnë në Shqipëri rrezikojnë të mos e kalojnë testin e kolaudimit, si pasojë e hyrjes në fuqi të normave të reja për emetimin e gazrave, më 1 korrik. Parlajmërimin e Shefja e Sektorit në Ministrinë e Mjedisit, Laureta Dibra. Ajo u pyet për këtë në Komisionin e Jashtëm. “Nga komunikimi që ne kemi pasur me kompaninë SGS bëhet fjalë që sot rreth 80 % e automjeteve në treg nuk e kalojnë këtë test”, u shpreh ajo. Masat e reja të emetimit të gazrave janë vënë nga Ministria e Transporteve. Edhe me normat e vjetra, numri i makinave që nuk e kanë kaluar testin e emetimit të gazrave ka qenë i lartë. Kjo më shumë për shkak të cilësisë së dobët të kraburanteve që tregtohen në vend sesa nga gjendja motorike e makinave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here