Peqin/ Vetëvritet i dënuari në tualetin e dhomës së burgut, kishte probleme mendore

0
231

Një i burgosur është vetëvrarë në burgun e Peqinit.

Mësohet se shtetasi Fatmir Myftari i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarë në tualetin e dhomës.

Deklarata e plotë e Burgjeve:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se më datë 10.07.2016, në burgun e sigurisë se lartë I.E.V.P Peqin, ka kryer aktin e vetëvarjes në tualetin e dhomës, Fatmir Myftari, i biri i Asim, lindur më 30.01.1967, në fshatin Vlosh të Komunës Kurjan,  Fier, i dënuar me 20 vjet  heqje lirie, siguria e lartë “Vrasje me Dashje”, të cilit i kishin mbetur dhe 6 vjet e 3 muaj.

Situata socio-ekonomike e tij ishte shumë e dobët, me familjarët nuk kishte kontakte duke mos kryer asnjë   takim   për shkak edhe të veprës penale.

I dënuari ishte   me  probleme të shëndetit mendor,  diagnoztifikuar me  çrregullime personaliteti, ka pasur  probleme të vazhdueshme  përshtatje, akomodimi si edhe ngarkesa  emocionale.

I dënuari  ka qene i akomoduar në Sektorin e Kujdesit të Veçantë i cili është planifikuar për të dënuarit me probleme të shëndetit  mendor.  Për ta ndihmuar në qetësinë psikologjike duke qenë se qëndronte me dëshirën e tij vetëm në dhomë dhe interesin për tu përfshirë si i dënuar i punësuar si lulishtar.   Referuar problematikave që lidhen me familjarët e tij janë marrë masa të vazhdueshme nga sektorët për zgjidhjen e konflikteve dhe rivendosjen e kontakteve me familjen.

Fatmir Myftari u dërgua menjëherë pranë Spitalit Peqin, por nuk ka mundur të mbijetoj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here