Dita e 14 e grevës/ Rëndohet situata shëndetësore e naftëtarëve, të hënën protesta masive…

0
101

10 punonjësit e uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh kanë hyrë në ditën e 14 të grevës së urisë.

Gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar së tepërmi por nga qeveria nuk ka asnjë reagim edhe pse dita e djeshme u shoqërua me një protestë masive ku naftëtarë dhe qytetarë marshuan në rrugët e qytetit.

Mesohet se gjate natës, dy prej grevistëve kane paraqitur probleme shendetësore, por e kanë refuzuar ndihmën mjekësore.

Grevistët thonë se janë të vendosur për të vazhduar grevën e urisë.

Të hënën do të ketë një tjetër protestë, ndërsa u deklarua se nëse nuk gjendet zgjidhje do të heqin fëmijët nga shkolla e do të marshojnë drejt sheshit përpara Bashkisë, duke bllokuar institucionin dhe rrugën kryesore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here