Pse Xhafaj lë benzin në shtëpi kur takon Ambasadorin Lu

0
236

Fatmir Xhafaj prej disa javësh, shkon në punë me një automjet tip ‘Golf’ të cilin e ka regjistruar në regjistrin e Kuvendit për efekt parkimi të rezervuar.

Wolksvageni tip ‘Golf’ duket një automjet tipik i shtresës së mesme, të atij që nuk e ka mundësinë e luksit por ka mundësinë të zgjedhë diçka komode.

Mirëpo vendi i rezervuar i parkimit të z.Xhafa ka të shënuar nga Garda e Republikës një targë të ndryshme nga ajo e automjetit ‘Golf’.

Sepse automjeti tip ‘Golf’ që ai mban aktualisht, ka targën “AA 212 ME”. Ndërsa garda ka shënuar një tjetër targë në vendin ku parkon z.Xhafa.

Targa e shënuar në vendparkim nga Garda është “AA 678 IK”.

HashtagAL mësoi se kjo targë e gdhendur në vendparkim, është në fakt targa e një Mercedesi-Benzs luksoz që e ka në pronësi z.Xhafa.

Por javët e fundit ai ka preferuar ta parkojë në shtëpi Mercedesin luksoz dhe në punë paraqitet me atë automjetin modest tip ‘Golf’.

Periudha kur z.Xhafaj vendosi të lerë në shtëpi Mercedesin e tij, përkon me kohën kur ambasadori amerikan Donald Lu nisi të fliste për luksin e tepruar të zyrtarëve të shtetit dhe sidomos të gjyqtarëve.

Që pas kësaj deklarate, Fatmir Xhafaj veproi me shkathtësi, hoqi dorë nga Mercedesi dhe nisi të paraqitet në punë me automjetin e tij tip ‘Golf’.

z.Xhafaj është kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe njëherësh është dhe njeriu që udhëheq reformën në drejtësi, ndonëse ai vetë ka pranuar publikisht në prezencë të ambasadorit amerikan, se iniciativën dhe gjithë punën për këtë reformë në fakt e kishte dirigjuar “Fondacioni Soros”.

Për shkak të problemeve dhe mosmarrëveshjeve politike me votimin e reformës, ambasadorit amerikan i është dashur që të shkojë në Kryesinë e Kuvendit për ta takuar z.Xhafaj.

Aty përpara derës së kryesisë, ambasadori me siguri që ka parë të parkuar automjetin tip ‘Golf’ që z.Xhafaj mban kohët e fundit.

Nëse ambasadori do kishte shkuar ta takonte ca më herët z.Xhafaj, ndoshta do vononte pakëz në takim, pasi me siguri do ishte fokusuar tek ai Mercedesi luksoz që qëndronte dikur i parkuar para derës së Kryesisë së Kuvendit.

Bëhet fjalë për këtë Mercedes, që ndonëse z.Xhafaj sot e mban të parkuar në shtëpi, kronikat televizive të disa muajve më parë e nxjerrin zbuluar.
Të paktën kronikat televizive që gjenden në ‘Youtube’ mund të ndihmojnë dhe ambasadorin amerikan që të ketë një ide më të qartë mbi trukimet luksoze që ndodhin në parkingun e institucionit ku ai shkon të takojë z.Xhafaj. / HashtagAL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here