Plagosja me armë zjarri, persona të paidentifikuar qëllojnë ndaj dy vëllezërve

0
158

Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri në tregun e Tapizës, në Fushë –Krujë. Sipas policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Të plagosurit janë K.F. 28 vjeç dhe H.F. 41 vjeç, të dy me banim në Tiranë. Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ende nuk ka një informacion të plotë për ngjarjen, ndërsa po mbledhin provat e nevojshme, me qëllim zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Efektivët e policisë po punojnë dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here