Antidroga Operacioni, sekuestrohet 1.2 ton kanabis sativa

0
147

Anxhela Tato

 

Zbulohet në fshatin Shëngjergj 300 kg kanabis, pranga 6 poseduesve

Policia, droga ishte kultivuar në një pyll në Shëngjergj, ruhej në banesa

 

 

Aksion antidrogë në mbardroga tirane 2e vendin çon në pranga jashtë persona, ndërsa sekuestrohet në total 1.2 ton kanabis. Operacionet janë zhvilluar në Tiranë dhe Vlorë, ku policia pas sinjalizimeve në rrugë operative ka zbuluar lëndën narkotike dhe poseduesit e saj. Në orët e para të mëngjesit blutë e Tiranës kanë sekuestruar një sasi prej 300 kilogramësh kanabis, e cila ishte kultivuar në afërsitë e një pylli në fshatin Shëngjergj, ndërsa në pranga kanë përfunduar gjashtë persona. Ndërkohë që në Vlorë blutë kanë bllokuar 841 kilogramë kanabis, e cila kishte si destinacion Italinë.

Tiranë

Sekuestrohen më shumë se 300 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në Tiranë, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona. Burime nga policia e kryeqytetit, kanë bërë të ditur se, operacioni kundër lëndëve narkotike në fshatin Shëngjergj në periferi të kryeqytetit është ende duke vazhduar. Policia e ka nisur aksionin gjatë natës, ndërsa janë sekuestruar edhe disa armë të llojeve të ndryshme. Në këtë operacion janë duke marrë pjesë forcat e komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, ky aksion është ndërmarrë pas informacioneve në rrugë operative se në këtë zonë kishte të mbjellë lëndë narkotike kanabis sativa. N prangat e bluve kanë përfunduar shtetasin Bujar Qordja, 32 vjeç, lindur dhe banues në Shëngjergj Tiranë; Kledjan Qordja, 42 vjeç, lindur dhe banues në Shëngjergj Tiranë; Lutfi Rroshi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Shëngjergj Tiranë; Klevis Rroshi, 24 vjeç, lindur dhe banues në Shëngjergj Tiranë; Gentjan Rroshi, 31 vjeç, lindur dhe banues në Shëngjergj Tiranë; Aqif Rroshi, 82 vjeç, lindur dhe banues në Shëngjergj Tiranë. U konkludua se lënda narkotike e llojit kanabis, ishte e kultivuar në pyjet e fshatit Shëngjergj, në afërsi të një liqeni artificial, i cili ndodhej në kufi me qytetin e Elbasanin dhe Burrelit. Në vazhdimësi të këtij operacioni, u gjend fillimisht një sasi e vogël në oborrin e banesës, e cila ishte korrur, tharë dhe grumbulluar në thasë të madhësive të ndryshme, gati për tregun e shitjes (të brendshëm dhe të jashtëm). Lënda narkotike ruhej në banesa dhe në Stanin pranë livadheve të Komunës Shëngjergj Tiranë. Kapja në flagrancë e gjashtë shtetasve të arrestuar, u bë në orët e para të mëngjesit, në të njëjtën kohë, në dy banesa të familjes Rroshi dhe një banesë të familjes Qordja. Gjatë zhvillimit të operacionit nuk pati rezistencë nga ana e personave të arrestuar. Po ashtu, gjatë shtrirjes në kohë të këtij operacioni, në vlerësim të informacioneve të grumbulluara, në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë automatike, një maskë, 144 kapsolla detonator, sasi eksplozivi si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh. “Ndaj shtetasve të sipërcituar u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale prodhim, shitje të lëndëve narkotike, në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 283/2 të Kodit Penal, si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve e municioneve, parashikuar respektivisht nga nenet 278/2/3 të Kodit Penal. Ky operacion pason operacionin e datës 13 nëntor, të finalizuar nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, ku u sekuestruan rreth 400 kilogramë kanabis sativa në Komunën Zall-Bastar dhe u arrestuan dy shtetas”, përfundon njoftimi i policisë.

 

Vlorë

Sekuestrohet 841 kg kanabis, destinacion Italinë

Super aksion nga Policia e Vlorës, ku janë sekuestruar 841 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës ka bërë të ditur se, gjatë mbrëmjes së të shtunës, efektivët e sektorit të luftës Kundër Narkotikëve në bashkëpunim edhe me njësinë e lëvizshme territoriale “Delta Forcë Vlorë”, në bazë të një plani të posaçëm masash të marra për kontrollin e plotë të territorit me qëllim parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike mbrëmjen e së shtunës është ushtruar kontroll në zonën Karaburunit. Gjatë kontrolleve në zonë nga efektivat e Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Delta Forcë në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës” rreth orëve të para të mëngjesit janë konstatuar rreth 20 çanta të zeza dhe 38 thasë, të cilët ishin mbushur me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, që në total ishte 841 kilogramë. Nga strukturat e Policisë së Vlorës është bërë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë ka filluar procedim për veprën penale trafikim të lëndëve narkotike. Policia është duke punuar për identifikimin e autorëve të tentativës së trafikimit të kësaj sasie lënde narkotike. Dyshohet se lënda narkotike do të trafikohej me mjete lundruese në drejtim të Italisë.

 

Gjirokastër, kapen me 35 kg kanabis Lazarati, pranga 3 transportuesve

Bien në prangat e policisë tre shtetas, të cilët po tentonin të transportonin 35 kilogramë kanabis sativa. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Gjirokastrës, sipas së cilës efektivët e sektorit Kundër Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se tre të rinj nga Kukësi që udhëtonin me një automjet tip BMW, po transportonin lëndë narkotike të blerë në Lazarat dhe po lëviznin me shpejtësi në drejtim të Tepelenës. Në afërsi të postbllokut të policisë në Ujin e Ftohtë Tepelenë, automjeti tip BMW, ka ndaluar në anën e rrugës dhe nga automjeti kanë dalë dy të rinj të cilët mbanin nga një çantë shpine të mbushur me lëndë narkotike dhe janë futur me shpejtësi në shtratin e lumit Drino, ndërsa automjeti ka vijuar lëvizjen për në drejtim të Tepelenës. Policia ka ndërhyrë menjëherë në të dy drejtimet ku një grup ka ndaluar automjetin tip BMË së bashku me Ermal Laçi, 24 vjeç, nga fshati Bardhoc i Kukësit. Pjesa tjetër e policisë, ka ndërhyrë në shtratin e lumit Drino ku në vendin e quajtur Shkëmbi i Mehmetit, kanë bërë kapjen në flagrancë të dy të rinjve të tjerë, që transportonin dy çantat me lëndë narkotike dhe konkretisht Skënder Ademaj, 23 vjeç, si 17-vjeçarin me inicialet L. D, të dy lindur dhe banues në fshatin Bardho të Kukësit. Në vendngjarje policia ka sekuestruar dy çantat e shpinës ku janë gjetur 25 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë të ndryshme secila gjithsej rreth 35 kilogramë kanabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve nga Kukësi, Ermal Laci, Skënder Ademaj dhe adoleshentit me inicialet L. D. Dosja me materiale i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Itali, kapet me 2 kg heroinë, pranga shqiptarit

Ardian Gogoli, 41 vjeç, u ndalua nga agjentët e Nuoro Mobiles në një park. Kur agjentët e veshur civil i janë drejtuar në gjuhën shqipe, i riu filloi të tregonte shenja ankthi. Kjo e bëri policinë të dyshonte se diçka nuk shkonte. Gjatë kontrollit fizik mbi shtetasit shqiptar u gjet 2 kilogramë e 200 gramë heroinë dhe nga ekzaminimet e para rezultoi se lënda narkotike ishte e një cilësie të lartë. Ardian Gogoli, me precedentë penal nga Durrësi, me rezidencë në Itali, mbante me vete një sasi droge me vlerë 400 mijë euro. Një operacion i shkëlqyer atëherë për agjentët e ekipit të Nuoro Celular mbi akuzat për trafikim ndërkombëtar të drogës kanë mbyllur në burgun e Badu dhe Çarro. Njeriu ka precedentë specifike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency