Masakra në Qipro/ Biznesmeni u vra nga shqiptarët, truproja: Kujtoj shumë pak nga ngjarja

0
133

Oficeri i policisë, i cili i shpëtoi plumbave gjatë vrasjes së biznesmenit qipriot në Ayia Napa disa ditë më parë, dhe tre personave të tjerë, ka thënë për hetuesit se se ai kujton shumë pak nga ngjarja.

Mediat greke shkruajnë se polici, i cili kishte qenë në tavolinë me viktimat kur ndodhën të shtënat tha se nuk mbante mend shumë nga momentet e ngjarjes së rënde sepse sipas tij çdo gjë “ndodhi shumë shpejt”. Në deklaratën e tij, raportuar nga mediat e shtetit grek, policia tha se ra në dysheme pasi u godit nga plumbat dhe nuk pati asnjë mundësi të merrte armën e tij dhe të gjuante.

Ai ka deklaruar gjithashtu se ka parë një person që qëlloi biznesmenin Kalopsidiotis si dhe një tjetër burrë që mbante veshur një kapuç. Sakaq, hetuesit kanë marrë deklaratën e truprojës serb të Kalopsidiotis i cili ndodhet i arrestuar sepse dyshohet që ka qënë pjesë e vrasjes. Dejan Ly, ka dorëzuar tek avokati i tij një deklaratë me shkrim në gjermanisht në të cilën pretendon se nuk ka gisht në vrasjet e ndodhura.

Deri më tani, gjashtë persona ndodhen në paraburgim si të dyshuar se kanë ndihmuar vrasësit. Një nga vrasësit e dyshuar është 41­vjeçari shqiptar Jani Vogli, që u vra me sa duket nga shoku i tij në masakër dhe që është shpallur në kërkim, Aleks Burreli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here