Rreth 900 të burgosur fitojnë lirinë, 200 prej tyre lënë qelitë në Fier

0
141

burgMinistri Manjani uron të liruarit në burgun e Fierit-

Rreth 900 të dënuar përfituan nga aplikimi i Ligjit të Amnistisë, nga të cilët 23 gra, 7 të mitur dhe pjesa tjetër burra, të cilëve u kishin mbetur më pak se dy vjet dënim për të vuajtur.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto ishin sot të pranishëm në IEVP Fier për të uruar nga afër të dënuarit e sapoliruar, të cilët e pritën me entuziazëm këtë Amnisti.

“Mos u takofshim më këtu! Le të takohemi si qytetarë të lirë, të denjë, për t’i shërbyer atdheut tonë të përbashkët me të gjitha mundësitë që ne kemi. Shoqëria shqiptare, familjet tuaja, ekonomia shqiptare ka nevojë për kontributin e çdo qytetari të republikës. Ne jemi të bindur që në ditën kur e kemi marrë këtë nismë ligjvënëse, kur Parlamenti e miratoi dhe sot sapo ka hyrë në fuqi dhe jo pa qëllim vendosëm të komunikojmë me ju në këtë orë”, tha Manjani.

Ai shprehu bindjen përpara 220 të dënuarve që përfituan amnistinë në burgun e Fierit.se “kontributi juaj është i domosdoshëm në përmirësimin e jetës së familjeve tuaja, tuajën personalisht dhe të Shqipërisë sonë të përbashkët. Liri të mbarë dhe mirëutakofshim si qytetarë të lirë”.

Më pas, Ministri Manjani u takua nga afër me të dënuarit, të cilët e falenderuan atë dhe qeverinë shqiptare për miratimin e Ligjit të Amnistisë, duke u shprehur se kanë besim tek drejtësia.

Në vijim të aktivitetit, Manjani takoi edhe familjarët e të burgosurve, të cilët prej orëve të para të mëngjesit prisnin jashtë institucionit të dashurit e tyre që po riktheheshin në shtëpi tashmë të lirë.

Ata gjithashtu, i shprehën Ministrit falenderime për këtë mundësi që po u jepej të afërmve të tyre që vuanin dënimin prej disa vitesh. Në IEVP Fier janë të akomoduar 827 të burgosur, nga të cilët 655 të dënuar dhe 172 të paraburgosur.

Ministri Manjani uron të liruarit në burgun e Fierit-

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency