FOTO/ Makina e fundosur në liqen, zbulohet automjeti që iu vodhën targat

0
197

Makina e cila u përmbys në liqenin e Shkopetit në Burrel mund të jetë përdorur në ndonjë krim, ndërkohë që në Lushnjë zbulohet benzi të cilit iu vodhën targat.
Kjo është makina se ciles iu vodhën targat në Janar të këtij viti, në Karbunarë të Lushnjes. 

Pronari i tyre Musa Pepa tregoi për ABC News se kishte vetëm 24 orë që ia  vendosi makinës targat AA 969 ND.

Kurse kjo është makina që u nxorr nga liqeni i Shkopetit, pas alarmit që dha një peshkatar i cili mendoi për aksident.

Polumbarët gjatë kërkimit zbuluan dhe një tjetër makinë të zhytur në baltë në fund të liqenit.

Ajo përfundoi aty dy vjet më parë, por meqë askush nuk u interesua, as edhe u kërkua gjetja e tij.

Policia e Burrelit ende beson se të dy mjetet janë përdorur në krime, por pa përcaktuar saktësisht se në cilat ngjarje.

Ka patur spekullime se makina e cila u hodh mëngjesin e së martës në liqen për të zhdukur gjurmët, mund të jetë përdorur në grabitjen e afro një milion eurove në Rinas. Por megjithatë kjo nuk është vërtetuar zyrtarisht./abc news/

Screenshot_1-17

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here