Mashtronin me kontrata punenë Katar, 2 persona në kërkim

0
160

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, pasi antikrimi ekonomik i akuzon ata për mashtrim dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Burime nga policia bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasit me iniciale I.A dhe M.B, përkatësisht 47 dhe 48 vjeç, nga Tirana dhe Lushnja.

Nga hetimet kanë rezultuar se këta shtetas kanë mashtruar persona të ndryshëm duke u marrë shuma nga 350 në 700 euro, me premtimin se do t’u siguronin kontrata pune në Katar.

Deri tani nga hetuesit është verifikuar se pre e mashtrimeve kanë rënë të paktën 6 persona, të gjithë banues në Lushnje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here