Tjetër aksident në Sarandë/ Përplasen 22-vjeçari shqiptar dhe një çift italian me motor

0
220

Një aksident ka ndodhur sot paradite në aksin Sarandë – Gjirokastër në afërsi të HEC “Bistrica 2”, ku  një automjet dhe një motor janë përplasur dhe janë plagosur dy turistët italianë.

Automjeti “Wolksvagen” me targë AA486VY me drejtues Orest Zhgabi, 22 vjeç, është përplasur me motorin “Dayang” me targa AY221 me drejtues shtetasin italian Giorgo Vania, 27 vjeç.  Si pasojë, është plagosur ky i fundit dhe pasagjerja Maria Pedroni, 25 vjeçe.

Ata jane transportuar me dy autoambulanca drejt urgjencës së spitalit të Sarandës ku raportohet se nje prej tyre ka thyerje të femurit

Policia e Sarandës dha një një informacion paraprak. Sipas Policisë:

“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Sarandë – Syri i Kaltër”, në vendin e quajtur “Bistricë”, motomjeti tip “Dayang”, me drejtues shtetasin italian G. V., 27 vjeç dhe pasagjere shtetasen italiane M. P., 25 vjeçe, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin O. Zh., 22 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.   Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here