Mediat angleze paralajmërojnë BE: Kujdes me anëtarësimin e vendeve të rrezikshme dhe të varfra si Shqipëria!

0
122

Mediat angleze e shohin të rrezikshme për Bashkimin Europian anëtarësimin e vendeve të tjera të varfra. Pavarësisht daljes nga BE, në Angli vazhdojnë të publikohen shkrimet ku shihet me dyshim e ardhmja e Bashkimit Europian. Shembulli ilustrues për këtë në shkrimin e Express.co.uk është zgjedhur Shqipëria.

 

Shkrimi i Express.co.uk

E ardhmja financiare e Europes është vënë në dyshim dhe “shefat” e Europës po përpiqen të mbushin gropën prej disa bilion paund që la dalja e Britanisë së Madhe. Gjithsesi, siç e do tradita e Bashkimit Europian, ndërsa bëhen përpjekje për të mbyllur një problem , menjëherë hapet një tjetër.

Kombe jashtë zonës Euro, po mbajnë frymën, në pritje të lajmit se si do ta mbushë Bashkimi Europian gropën prej 15% në buxhet deri në 2010.

Në këtë situatë, bosët e Brukselit po shtrojnë tapetin e kuq për vende të zhytura në borxhe, si Shqipëria.

Ekonomistët dhe mbështetësit e fushatës për daljen e Britanisë nga BE kanë paralajmëruar për pasojat financiare që mund të ketë në Europë, nëse i hapen dyert vendeve në krizë financiare. Por BE vazhdon me bisedimet dhe Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian afërsisht në vitin 2020.

Express.co.uk vizitoi Shqipërinë para referendumit në Britani, aty ku shqiptarët shprehen se mezi presin t’i bashkohen BE-së, në mënyrë që vendi i tyre të dalë nga spiralja e borxheve ku është futur. Shqiptarët flasin për dëshirën që të shkojnë në vende të Europës, në veçanti në Britani, pasi të anëtarësohen plotësisht në BE. Ndërsa vendi, në mënyrë të padiskutueshme po bën përmirësime, varfëria është e shpërndarë kudo. Në rrugët kryesore të Tiranës, të moshuarit e sigurojnë jetën duke shitur këpucët e tyre, ose peceta dhe cigare nga kutitë e vendosura në rrugë.

Ndërsa të moshuarit përpiqen të nxjerrin para, qyteti është i mbushur nga lypëst.

Afërsisht janë 2.500 romë që jetojnë në rrugët e Sqhipërisë. Në veri të Tiranës, familjet kanë braktisur fëmijët dhe janë larguar drejt Europës në kërkim të parave- në shtëpi thonë se nuk ka punë.

Altin Goga, 36 vjeç, ka një kafe të vogël dhe një ushqimore në një qytezë jashtë Tiranës.

Ai tha për Express.co.uk: “Situata nuk është e mirë. Është dëshpëruese. Njerëzit blejnë vetëm produktet themelore. Sheqer dhe kafe. Shumë pak blejnë fruta dhe perime. Njerëzi po plaken, nëse e vini re. të rinjtë duan të ikin nga ky vend. Mendojnë se gjërat janë më mirë jashtë vendit dhe mezi presin të largohen. Nuk është e lehtë të kesh një mirëqënie dhe të bësh një jetë të ndershme në këtë vend”.

Sipas Express.co.uk pagat janë të ulta në krahasim me pjesën tjetër të Europës, ndërsa nafta ka thuajse të njëjtin çmimsi në Angli, thuajse një paund.

Pavarësisht varfërisë në shkrim thuhet se në vitin 2014, borxhi public për ish vendin komunist ishte 9.530 milion dollar dhe në vend që të ulej, u rrit edhe me 535 milion dollar nga viti i kaluar. Shuma tregon se borxhi ka arritur në 71.7% të PBB të Shqipërisë. Nga viti 2004 është rritur me 20%.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here