Komisioni i tregtisë në Korenë e Jugut ka nisur hetimin kundrejt Apple

0
154

Komisioni i Tregtisë në Korenë e Jugut është duke hetuar disa çështje, që kanë të bëjnë me gjigandin e teknologjisë Apple Inc, tha kreu i trupit të komisionit gjatë një seance parlamentare, pa zbuluar detaje të mëtejshme.

Duke folur në seancën e së martës, kryetari i komisionit Jeong Jae-chan nuk pranoi të komentojë mbi specifikat e hetimit dhe të rregullores, në të cilën përcaktohet se kur kërkohet një hetim i tillë nga një ligjvënës i Koresë së Jugut. Raportet e mediave vendase, thanë se në fillim të këtij muaji komisioni shqyrtoi detajet e kontratave midis firmës Amerikane Apple dhe kompanisë telefonike të Koresë së Jugut.

Megjithatë, Apple raporton se kjo nuk është hera e parë, që Apple ka konflikte me Komisionin e tregtisë në Korenë e Jugut. Në vitin 2012, Apple parashtroi një ankesë formale kundër rivalit të tij më të madh, Samsung për arsye abuzimi me disa leje në lidhje me teknologjisë wireless, për të fituar një avantazh në tregun e telefonave inteligjentë.

Komisioni funksionon si një trup kuazi-gjyqësor, duke qenë është një organizatë administrative qendrore në nivel ministror. Komisioni i tregtisë është përgjegjës për formulimin dhe administrimin e politikave të konkurrencës. Ai gjithashtu diskuton dhe vendos mbi rastet abuzimeve. Komisioni i tregtisë përbëhet nga një komision i cili formon trupin vendimmarrës, një sekretari dhe një trup pune.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here