Legalizimet, 105 emrat e pronarëve që kompensohen

0
235

Gati kompensimi financiar për 105 familje, prona e të cilave është zënë nga ndërtimet pa leje. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar dje listën e re me emrat e përfitueseve që do të kenë mundësi të marrin 70 për qind të vlerës që ka toka e tyre. Mbi bazën e procedurave që aplikohen, qytetarët që kanë emrin në listë duhet të paraqiten pranë ATP-së me prokurë dhe numër llogarie, nga ku do të bëhet derdhja e parave për secilin prej tyre në masën e përllogaritur.

“Për 85 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë, në total 70% të vlerës totale të miratuar me vendim qeverie dhe për 20 kërkesa të tjera është shpërndarë kësti i pestë, pra 13% e vlerës së pronës”. Përfituesit janë të shpërndarë në 5 qarqe të vendit, përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë dhe Shkodër. Sakaq, fondi i vënë në dispozicion nga ALUIZNI për kompensimin e këtyre familjeve kap vlerën e 1.2 milionë dollarëve. Me miratimin e rregullave të reja për kalimin e pronësisë për familjet që janë në proces legalizimi, shkurtohen edhe procedurat për kompensimin e pronarëve të truallit. Për këta të fundit nuk do të ketë më vonesa sikundër ka ndodhur. Paralelisht me pajisjen e me tapi të atyre që kanë ndërtuar pa leje do të bëhet edhe kompensimi i qytetarëve të shpronësuar për efekt të procesit legalizues.panorama

jkgjtui

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here