FAKT/ Tre testime të policisë dhe Autoritetit të Aviacionit Civil kishin konstatuar mungesë sigurie në aeroport

0
143

Simulimi është bërë në datën 20 Prill, pikërisht nga e njëjta portë nga ku hynë grabitësit e 1 milionë eurove. Në raportin e përgatitur, siguria e aeroportit të vetëm në vend, ka rënë për 10 minuta.

Raporti konfidencial, të cilin e disponon edhe Televizioni Klan, i është dorëzuar Ministrisë së Transporteve në mesin e muajit Maj dhe tregohet se sa shpejt u cënua siguria e aeroportit.

3-3 1-3 2-3

Në shkresë sqarohet se në të tre testet, kompania që merret me sigurinë e pistës, ICTS, dështoi.

Në testin e parë u fut një sasi eksplozivi dhe detonatori në bagazhin e dorës së një personi.

 

Në testin e dytë u fut një thikë, e cila konsiderohet armë e ftohtë, përmes daljes së stafit dhe ekuipazhit.

Por më e rënda, sqarohet në raport, është çarja e rrethimit dhe futja e personave në të, pa u pikasur nga kamerat apo punonjësit e sigurisë.

Thyerja e perimetrit të sigurisë, ka ndodhur pikërisht nga porta ku hynë tre grabitësit.

Raportit i janë bashkangjitur edhe fotot e sendeve, të cilat u futën pa vështirësi në një nga vendet, që duhet të jetë me i sigurti në vend.

Ky informacion tepër konfidencial, i është dërguar për dijeni të gjitha institucioneve, të cilat kanë në kompetencë sigurinë e Rinasit.

Në mesin e muajit Maj, raporti ka qenë në Ministrinë e Transporteve, zyrat e Aviacionit Civil, si dhe drejtuesve të aeroportit.

Por, pavarësisht kësaj, nga kompania ICTS, që ka për detyrë sigurinë në pistën e Rinasit, nuk u mor asnjë masë, deri në grabitjen e të enjtes.Klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here