Qeveria jep miliona për Spitalin Amerika, pacientët e marrin bukën me vete (FOTO)

0
157

Të dhëna të siguruara nga Boldnews.al provojnë se spitalet private në vendin tonë marrin nga arka e shtetit miliona euro për shërbime që nuk i ofron spitali publik. Por kjo nuk mjafton për pronarët oligarkë të spitaleve private, të cilët në shumë raste cënojnë shërbimin e ofruar ndaj klientëve për të maksimizuar fitimet e tyre.

Duke marrë indicie fillimisht nga disa informacione të publikuara nga Gazeta “Shëndeti+”, Boldnews.al nisi një investigim të thelluar për të zbardhur shkeljet e kryera nga rrjeti i Spitali Amerikan të shtrirë në Tiranë, Durrës dhe Fier.

Bëhet fjalër për shërbimin e dializës, ku Spitali Amerikan është një nga kontraktuesit kryesor të shtetit shqiptar për të ofruar këtë shërbim i cili mbulohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në vendin tonë janë rreth 900 persona që marrin shërbimin e dializës 3 herë në javë ku gjysma e tyre e marrin në Spitalin Amerikan. Por pacientët e dializës shprehen për Boldnews.al se ushqimi në Spitalin Amerikan është jo i konsumueshëm ndërsa mungojnë kushtet higjeno sanitare. Fotot e disponuara nga Boldnews.al tregojnë panoramën e një spitali privat të dalë nga një situatë “lufte”, ku pacientët marrin çdo gjë nga shtëpia përfshirë këtu edhe çarçafët.

Edhe pse Spitali Amerikan përfiton miliarda lekë në vit nga fondet publike, vijon tu japë pacientëve një shërbim jo dinjitoz. Sipas kontratës tip, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i paguan Spitalit Amerikan 11.204 lekë të rinj vetëm për një seancë dialize që kryen një i sëmurë.

spital15 spital16 spital17 spital3 spital4 spital5 spital6 spital7 spital8 spital9 spital10 spital11 spital13 spital14

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here