Prindërit në gjendje kritike për jetën/ 25-vjeçari i plagosi se ia kundështuan lidhjen…

0
164

Nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës kanë dalë detaje të reja, ku 25-vjeçari Hajri Neziri plagosi me thikë prindërit e tij.

Incidenti ka ndodhur në lagjen 17 dhe mendohet se gjithçka ka filluar nga një debat i 25-vjeçarit me prindërit e tij të moshuar. Sipas burimeve paraprake, prindërit ia kundërshtuan lidhjen e tij me vajzën që po bashkëjetonte.

Të plagosur kanë mbetur Destan Neziri, 75 vjeç, dhe Hasije Neziri, 64 vjeçe, të cilët ndodhen në gjendje kritike për jetën në Reanimacionin e spitalit e Durrësit.

Hajri Neziri ia ka mbathur pasi ka plagosur prindërit dhe pas një aratisjeje të gjatë është vetëdorëzuar në polici me bashkëjetuesen e tij.

Familja Neziri jetonte në një banesë private disi të izoluar nga qyteti dhe këto janë pamjet e siguruara nga Balkanweb të shtëpisë ku ndodhi plagosja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here